Rufi Osmani takon një delegacion nga Kamenica

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e vizitës në Komunën e Gostivarit, delegacioni u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ku më këtë rast drejtori Enver Ajvazi i dhuroj dy libra “ Udhërrëfyesin Komunal “ si dhe librin “Një Dekadë Solidaritet” zotit Osmani në shenjë falënderimi për mikpritjen e bërë.

Në kuadër të një vizite studimore në Republikën e Maqedonisë, si pjesë e programit “Akademia për qeverisja lokale”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale vizitoi Komunën e Gostivarit si një ndër komunat më të suksesshme në vend, pasi kishin vizituar edhe disa komuna të tjera.

Në këtë vizitë, Komunën e Kamenicës, e përfaqësuan një delegacion i emëruar nga Kryetari Surdulli në bashkëpunim me Institutin për Qeverisje Lokale, i cili projekt po realizohet nga viti i kaluar dhe zgjat deri në qershor te 2013-tës.

Mobi Casa

Me rastin e vizitës në Komunën e Gostivarit, delegacioni u mirëprit nga Kryetari e Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ku më këtë rast drejtori Enver Ajvazi i dhuroj dy libra “ Udhërrëfyesin Komunal “ si dhe librin “Një Dekadë Solidaritet”, zotit Osmanit në shenjë falënderimi për mikpritjen e bërë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave në qeverisje të pushtetit lokal. Me interes për pjesëmarrësit ishin sfidat dhe sukseset e komunës së Gostivarit, zbatimi i teorisë në praktikë, si edhe mundësitë e krijuara nga programet e aplikuara nga ana e kryetarit të komunës./rajonipress/