Rufi Osmani në Zvicër për të mbështetur kandidatin e diasporës
Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, gjatë ditës në një takim me mërgimtarët do të bëjë promovimin e kandidatit për deputet në diasporë të kësaj partie, Enver Osmani. Promovimi i kandidatit do të bëhet sot, e diel, në Winterthur, në Hotel Toss të Cyrihut.
Në këtë tubim do të promovohet kandidati i nominuar për deputet nga diaspora, Enver Osmani.
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) fton simpatizantët dhe diasporën shqiptare që të marrin pjesë në këtë tubim dhe të përkrahin Enver Osmanin për deputet të RDK-së nga diaspora.
Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit në Maqedoni ka nominuar për deputet të Evropës punëtorin social nga Gostivari, Enver Osmani, që jeton në Zvicër.
RDK-ja ka formuar edhe komisionin e diasporës, ku do të bëhet fushatë së bashku me kryetarin e partisë, Rufi Osmani dhe sekretarin e përgjithshëm, Izet Zeqiri.
Për të kërkuar votat e diasporës lideri i partisë do të vizitojë disa qytete evropiane për të promovuar kandidatin e Evropës nga radhët e RDK-së.
Enver Osmani është nga fshati Debresh i Gostivarit, ku dhe ka mbaruar shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesme dhe Fakultetin e Pedagogjisë i ka kryer në Universitetin e Cyrihut.
Në diasporë do të zgjidhen 3 deputetë; nga Evropa, Amerika dhe Australia. Në përbërjen e tanishme parlamentare të tre deputetët ishin nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Në bazë të Kodit Zgjedhor për t’u zgjedhur deputet nga diaspora në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kandidati duhet të marrë dy për qind nga votat e qytetarëve, të cilët janë paraqitur se do të dalin në votime.
Do të thotë se tre deputetët e diasporës zgjidhen sipas modelit të shumicës në një rund zgjedhor./albinfo.ch/


