Mobi Casa

Rudaku: Kundër prekjes edhe të këtij standardi minimal të jetës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me protestën e së shtunës, ne kundërshtojmë familjarizimin dhe kthimin e lidhjeve farefisnore në institucionet tona publike, ngase vetëm meritokracia zhvillon performancën në administratën komunale, arsim, dhe kudo tjetër. Prandaj, të shtunën, do t’i themi “Mjaft nepotizmit!”, ka thënë Avni Rudaku.

Vetëvendosje në Gjilan edhe njëherë ka paralajmëruar protestë kundër ngritjes së çmimit të tatimit në pronë, ngritjes së çmimit të taksave komunale, dënimeve, ngarkesave administrative, qirave të lokaleve në pronësi të komunës, keqpërdorimit të fondeve publike.

Avni Rudaku tha se të shtunën e kësaj jave, do të protestojmë në mënyrë paqësore, për disa arsye.

Sipas tij ngritja e tatimit në pronë nuk është vetëm shtrenjtim i standardit të jetesës dhe varfërim i xhepit të qytetarëve, por edhe prekje në sigurinë e identitetit tradicional të zotërimit të një shtëpie. “Shqiptarët janë historikisht të lidhur me shtëpinë. Edhe kjo shtëpi, po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë përmes ngritjes së tatimit në pronë. Siguria e kthimit të kredive familjare që ekspertët e bankave thonë se është më e larta në rajon te kredimarrësit në Kosovë ndonëse me paga të ulëta, me papunësi ekstreme, mund të arsyetohet edhe me një motivim shtesë: frikën nga marrja e shtëpisë si hipotekë. Prandaj, me ngritjen e tatimit në pronë, qytetarët kanë filluar të ndjehen të frikësuar në pronat e tyre, rrjedhimisht në shtëpitë e tyre” tha Rudaku.

Sipas Rudakut nepotizmi në komunë është bërë brengë tjetër e madhe në komunë. Shumë të rinj me diploma universitare dhe pasuniversitare, kanë humbur besimin në konkursin publik, ngase konkursi publik ka mbetur manikyr e pedikyr institucional, ngase qytetarët po thonë se “pa të njohshëm s’ka punësim”, “pa lidhje partiake s’ka shpresë për punësim”, e veçmas kanë filluar të shprehen se “pa izën e kryetarit s’mund të gjesh punë dhe pa shkuar në zyrën e tij për bekim nuk ka ecje te para”.
“Prandaj, me protestën e së shtunës, ne kundërshtojmë familjarizimin dhe kthimin e lidhjeve farefisnore në institucionet tona publike, ngase vetëm meritokracia zhvillon performancën në administratën komunale, arsim, dhe kudo tjetër. Prandaj, të shtunën, do t’i themi “Mjaft nepotizmit!”.

FIDANISHTJA

Rudaku tha se shporta e konsumatorit po bëhet gjithnjë e më shtrenjtë dhe ngarkesat tatimore vetëm po i shtohen qytetarit, prandaj zyrtarët komunalë dhe qendrorë, nuk po llogarisin se qytetari nuk e ka vetëm një obligim si tatimi në pronë, por ka ngritje çmimesh në artikujt bazë ushqimorë nga ditë në ditë, ka vështirësi financiare në edukimin e fëmijëve, shpenzimet për arsimim; edhe ata që punojnë i kanë pagat e ulëta; papunësi enorme; detyrime të përmuajshme për rrymë, ujë, mbeturina; dhe nëse llogarisim tërësinë e hyrjeve dhe daljeve financiare, rezulton me një jetë shumë të vështirë, të papërballueshme dhe të papranueshme.

“Prandaj, të shtunën, ne do t’i themi pushtetit aktual se ngritjet e çmimeve pa ngritje graduale dhe në anën tjetër kriza e madhe socio-ekonomike, po e stresojnë qytetarin, dhe shumë prej tyre kanë filluar të mos shohin perspektivë në vendlindje, për të emigruar gjithnjë e më shumë në vendet perëndimore. Emigrimi ka adresë, emër e mbiemër, situatën e rëndë ekonomike dhe sociale” nënvizoj Rudaku.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit, të dalin të shtunën, në orën 12:30, pa dallim përkatësie politike, ngase e përbashkëta jonë është: prekja e standardit minimal dhe ekzistencial të jetës, kriza ekonomike dhe sociale, vështirësia për një jetë të dinjitetshme, me nepotizëm në arsim, me hile në punimet rrugore pa mbikëqyrje dhe pranim teknik si duhet të projekteve… Pushteti në vend se të merret me problemet reale që po i ngritin qytetarët dhe opozita, po përdorë gjuhën ironizuese dhe cinike. Me protestën e së shtunës, ne i themi jo edhe cinizmit të këtij pushteti dhe prekim edhe ne komoditetin e grumbulluar të pozitave të tyre.

Edhe Ismajl Kurteshi tha se në protestën paqësore do të ftohen të gjithë qytetarët e Gjilanit që janë kundër: ngritjes së çmimit të tatimit në pronë, ngritjes së çmimit të taksave komunale, dënimeve, ngarkesave administrative, qirave të lokaleve në pronësi të komunës, keqpërdorimit të fondeve publike, pasurisë së paluajtshme të komunës përmes PPP-së dhe ndërmarrjeve publike, nepotizmin, punësimin pa konkurs pa kritere dhe pa procedura të familjarëve të Kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë përmes, urdhëresave, rekomandimeve dhe SMS-ve, kushtëzimit antiligjor të kryerjes së shërbimeve komunale, stagnimit ekonomik, papunësisë, gjendjes së rënd në arsim, shëndetësi etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj: