FITORJA

Rudaku: Komuna joserioze në menaxhimin e projekteve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Paraqitja e çmimeve ndryshe në letra e dokumente zyrtare, e ndryshe prej deklaratave në opinionin publik, e ndryshe edhe ndërmjet vetë zyrtarëve të komunës gjatë këtyre deklarimeve publike, na shtyn të dyshojmë që këto çmime kundërthënëse janë ose keqpërdorim i madh i parave publike, ose fryrje e shifrave ka thënë nënkryetari i VV në Gjilan Avni Rudaku.

Në këtë takim me gazetarët Avni Rudaku nënkryetar i VV ka adresuar tri çështje të rëndësishme në këtë konferencë, si çmimet kundërthënëse të zyrtarëve të komunës, dëmtimi i drunjve dekorativë dhe plaçkitja e shitoreve të vogla. “Paraqitja e çmimeve ndryshe në letra e dokumente zyrtare, e ndryshe prej deklaratave në opinionin publik, e ndryshe edhe ndërmjet vetë zyrtarëve të komunës gjatë këtyre deklarimeve publike, na shtyn të dyshojmë që këto çmime kundërthënëse janë ose keqpërdorim i madh i parave publike, ose fryrje e shifrave kinse për t’u thënë qytetarëve se sa shumë po investojmë në komunë ose për ta mbuluar turpin qeveritar për premtime deri në 100 milion euro investime kapitale dhe nuk kanë realizuar as edhe një të tretën ose po e mashtrojnë opinion publik, ose nuk janë përgjegjës serioz i menaxhimit të projekteve, ose të gjitha bashkë” tha Rudaku.

Uji Dea

Ndërsa lidhur me çështjen e drunjve dekorativ, që para pak ditësh dikush i dëmtoi drunjtë aq të shtrenjtë deri mbi 250 mijë euro si projekt, Rudaku tha se këta drunj siç e dimë ishin projekt mjaft jo transparent, i shtrenjtë, jo prioritar në krahasim me përfundimin e ca projekteve të tjera si ai i rregullimit të lumit “Mirusha” e “Stanishorka”, por ja që edhe këta drunj u dëmtuan edhe nga njerëz që akoma janë të panjohur dhe nuk po sigurohen. “Ne dënojmë ashpër këtë dëmtim të drunjve, duke u bërë thirrje edhe autoriteteve të policisë, që të jenë më efikase dhe t’i kapin keqbërësit pavarësisht prej cilave motiveve mund të vijnë” – pohoi Rudaku, duke kritikuar edhe dëmtimin e drunjve tjerë të cilët po bëhen në mënyrë jo profesionale “me sëpatë”.

Ndërsa për çështjen e plaçkitjes enorme të shitoreve të vogla, Rudaku tha ase neve na shqetëson që gjithnjë e më shumë bizneset e vogla po goditen nga hajnat ordinerë, duke rënduar edhe ato ndërmarrje të vogla të shitjes, të cilat gjithnjë e më shumë po pakësohen për shkak të qendrave të mëdha tregtare të cilat duken sikur dinosaurë që marrin tregun. “Neve na shqetëson fakti që gjithnjë e më shumë kemi rritje të numrit të kamerave edhe në këto shitore të vogla, të cilat detyrohen që edhe në shumë prej 800 eurosh të paguajnë sistemin e kamerave, vetëm e vetëm që të shtojnë sigurinë relative. Prandaj, kjo çështja e sigurisë dhe mosefikasitetit të organeve përkatëse ndërlidhet edhe me dëmtimin e drunjve, plaçkitjen e shumë shtëpive private e të bizneseve të vogla nga hajna ordinerë, duke mos përjashtuar edhe kontekstin e rëndë socio-ekonomik, papunësinë, rritjen e dukurive negative te të rinjtë, emigrimet lokale, privatizimin e ndërmarrjeve publike, e shumë procese që e kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit të Gjilanit” shtoj Rudaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.