Eko Higjiena

Rudaku: Gjilani po ngec në të gjitha aspektet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne kërkojmë nga kryetari i komunës dhe pushteti i sotëm që të mos flas për projekte me vite dhe të mbesin rrugës; të mos i thur lavde epike vetes sepse puna në terren tregon se Gjilani në të gjitha aspektet po mbetet qytet pa perspektivë ekonomike, me mungesë të shumë granteve qeveritare, pa autostradë, investimet kapitale do të jenë të ulëta jashtëzakonisht shumë ka thënë Avni Rudaku.

Avni Rudaku, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka thënë se deklaratat e fundit të kreut të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafës, se jemi komuna kampion dhe gjithnjë e më shumë që po e përsërit këtë vlerësim tejet pozitiv për vetveten, janë absolutisht të paqëndrueshme dhe nuk përkojnë me gjendjen reale në komunë.

“Duke u bazuar në të gjitha raportet e vlerësimit, pushteti komunal keqmenaxhon në përgjithësi, ka ngecje në zhvillimin ekonomik, rënie të investimeve të huaja, ulje të donacioneve vendore dhe të huaja prej vitit në vit, rënie të investimeve kapitale, zvarritje të shumë projekteve si ndërtimi i objektit të ri për Gjimnazin, punimet e ndalura në ndërtimin e Bibliotekës Rajonale të Qytetit me 2 milion euro nga taksapaguesit evropianë e të tjera projekte”, ka thënë Rudaku.

Ai tha se ka dyshime se po keqpërdoren donacionet e huaja ngase edhe këto vonesa në ndërtimin e bibliotekës, janë edhe nga kërkesa e KE-së për hetime ndaj institucioneve tona për mënyrën se si po shpenzohen donacionet e BE-së në Kosovë.

Eco Higjiena

Sipas, Rudakut edhe pse është thënë se faza e dytë e lumit “Mirusha” do të nis në pranverë të vitit 2012, e po ashtu ka shumë zvarritje të projekteve të tjera, si ndërtimi i një qendre për kulturë dhe rini, shtresa finale e asfaltimit që lidh rrugët e lagjes “Dardania 1 dhe 2” me rrugën qarkore, rruga për Vërbicë dhe rruga prej shkollës për Malishevë të Epërme që ka mbetur vetëm me rërë, etj.”

“Ne kërkojmë nga kryetari i komunës dhe pushteti i sotëm që të mos flas për projekte me vite dhe të mbesin rrugës; të mos i thur lavde epike vetes sepse puna në terren tregon se Gjilani në të gjitha aspektet po mbetet qytet pa perspektivë ekonomike, me mungesë të shumë granteve qeveritare, pa autostradë; investimet kapitale do të jenë të ulëta jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Rudaku , për të shtuar se edhe hapja e objektit të ri të gjimnazit zor se do të jetë funksional edhe për këtë vit kur dihet se muaji shtator i fillimit të procesit mësimor është afër.

Sipas tij, kryetari i komunës jo që po lavdërohet, por edhe po e tepron. “Do të ishim shumë të lumtur sikur të ishte siç deklaron kryetari i Komunës se, Gjilani është kampion në qeverisje dhe zhvillim. Jo, jo, absolutisht, nuk është ashtu. Gjilani po ecën mbrapa qoftë me parametrat e investimeve, projekteve, qoftë edhe në mënyrën e menaxhimit”, thotë Rudaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.