Mobi Casa

Rudaku: Gjilani bastion i Vetëvendosjes

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit e bënë aq të fuqishëm Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje duke e bërë Gjilanin bastion të Vetëvendosjes ka thënë Avni Rudaku.

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, kanë shënuar të hënën shtatë vjetorin e themelimit duke evokuar kujtimet nga aktivitetet e tyre të ndryshme përgjatë kësaj periudhe.

Duke folur për këtë periudhë shtatë vjeçare Avni Rudaku nënkryetar i VV ka thënë se aktivistët e aktivistet e Gjilanit patën sfida, angazhime të mëdha, pengesa, por edhe arrestime në shumë aksione dhe protesta. “Të gjithë aktivistët e vjetër e të rinj, u bënë pjesë organizative e shumë aksioneve, protestave, pankartave, duke mobilizuar popullatën në fshatrat e Gjilanit të reagojnë ndaj decentralizimit me baza etnike, duke ftuar qytetarët të protestojnë kundër bisedimeve që zhvilloheshin në Vjenë në periudhën prej vitit 2005-2007, duke e kundërshtuar pakon e Ahtisaarit dhe duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje” ka thënë Rudaku.

Rudaku ka thënë se kjo Lëvizje përgjatë këtij shtatëvjeçari të organizimit të saj, ndikoi në emancipimin dhe edukimin politik të qytetarit, duke shtuar informimin dhe vetëdijen politike rreth proceseve të dëmshme që po bëheshin për Kosovën, e sidomos për Gjilanin.

“Janë dy procese të mëdha që kanë dëmtuar më së shumti Gjilanin: privatizimi i përshpejtuar i fabrikave duke e shndërruar Gjilanin e dikurshëm industrial dhe prodhues, në një qytet të sotëm konsumues dhe me qendra të mëdha tregtare, me pazarllëqe të lira të privatizimit dhe pa vizion të ruajtjes së interesit publik dhe zhvillimit ekonomik, dhe çështja e decentralizimit etnik që Gjilanit ia ka humbur një pjesë shumë të rëndësishme të territorit dhe ka krijuar edhe telashe të mëdha për shërbime të afërta, sidomos për fshatin Pasjak”, ka thënë Rudaku.

Sipas tij, decentralizimi ka qenë anomali me parimet e etnizimit të ndarjes dhe formimit të komunave dhe pikërisht për këtë dështim të procesit, shumë fshatra sot kur kanë parë që Parteshi është bërë komunë me popullatë shumë më të vogël dhe me resurse shumë më të pazhvilluara sesa ato, si Zhegra, Hogoshti e të ngjashme.

Uji Dea

Rudaku tha se Vetëvendosje pas vendimit në qendër për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vitin 2010 dhe regjistrimit si Iniciativë Qytetare, u rrit, e zgjeroi aktivitetin e saj edhe institucionalisht, u anëtarësuan mijëra anëtarë dhe aktivistë të rinj, u fuqizuan Qendrat në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës, e rrjedhimisht në Gjilan u bë subjekt i fuqishëm, pasi u rendit në vendin e dytë për nga votat, duke fituar bindshëm në Gjilan, duke mos përmendur vjedhjen industriale e cila po të mos bëhej, do ta bënte Vetëvendosjen si fituese në krye të listës në zgjedhjet e përgjithshme në Gjilan. Madje, një projekt që ishte për votuesit e së ardhmes në shkollat e Gjilanit, shumica absolute e nxënësve patën votuar për Vetëvendosje, ka thënë Rudaku.

Sipas tij Qendra në Gjilan pati momentin e rëndësishëm të konsolidimit të brendshëm dhe organizimit të zgjedhjeve të brendshme duke formuar strukturë politike të qëndrueshme për t’u bërë subjekti më opozitar në Gjilan, përkundër që nuk ishte pjesë e Kuvendit Komunal për shkak që zgjedhjet nuk ishin në nivel lokal.

“Sot ne po japim kontributin si opozitë për të denoncuar keqpërdorimet në partneritetin publiko-privat, aspektet praktike dhe të drejtpërdrejta të qytetarëve si gropat, ujësjellësi, asfaltimi, ndriçimi publik, mbjellja e drunjve etj”, ka thënë Rudaku.

Sipas tij, qytetarët e Gjilanit e bënë aq të fuqishëm Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje duke e bërë Gjilanin bastion të Vetëvendosjes! nëse flitet me praktikën e gjuhës së aplikuar në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht u bë subjekti i dytë politik në Gjilan.

“Vetëvendosje fitoi në tërë qytetin përkrahjen me vota të gjilanasve dhe sot nga një opozitë me përvojë dhe angazhime sistematike, po bëhemi gati që të dalim me projekt qeverisës dhe me vizion për Gjilanin, në secilën fushë, për ta qeverisur qytetin më ndryshe, më ndershëm dhe në mënyrë më kreative. Shtatë vite na mbështetët, ecim tutje për ta ndërruar këtë pushtet keqqeverisjes dhe për t’ia dhënë formën dhe përmbajtjen Gjilanit ashtu siç e donë qytetari!”, tha Rudaku./rajonipress/