ARKATANA

Ruane identitetin rugovian, legalizoni flamurin dardan!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arbër R. Ismajli – Tani më duket se koalicionet në Kosovë në vete bartin sakrificë dhe hise të dhimbjes e tërë kjo nga e kaluara goxha e acaruar në mes dy partive që edhe bartin gjithë barrën e zhvillimeve brenda koloritit politik në vendin tonë. Historiku flet se pas çdo kurorëzimi të afrimeve politike në mes të LDK e PDK, fillon elektrizimi i elektoratit, e tani më pas votimit të Thaçit për president, ajo duket se ka arritur të thyej ndoshta edhe parashikimet e analistëve të cilët siç duket fare pak dhanë mesazhe se si do behet situata tek tabori rugovian pas zgjedhjes së Thaçit.

Duhet kuptuar që as gjë s`fillon për një ditë, as lufta për lirinë e Kosovës nuk u bë për një ditë, po as fillet e kësaj lirie si bëmë ne, para nesh ishin shumë të tjerë që na mundësuan që sot të jetojmë atë të lumturën pavarësi. Kosova e vuajtjeve ndoshta e mësuar që çdo gjeneratë e saj të ballafaqohet me probleme që barten nga brezi në brez. Tani më kur po afrohen dy dekada që kur po shijojmë lirinë e arritur me shumë mund dhe sakrificë si dhe tetë vite shtet e që janë shumë e më shume vite që ne kërkojmë të mos na humbet identiteti ynë kombëtar.

Lirisë sonë i parapriu një luftë diplomatike shumë vjeçare të cilën e udhëhoqi me shumë sukses Presidenti i parë dhe themeluesi i shtetit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova. Tani më pas lidhjes së koalicionit në mes partisë së Presidentit Rugova dhe PDK së Hashim Thaçit, duke se i ka ardhur koha edhe kërkesës për institucionalizimin e flamurit të propozuar nga Presidenti Rugova e që njëkohësisht është edhe vulë e Presidentit të Kosovës e që nga data 8 mars me të do të udhëheq tani më Presidenti i ri Thaçi, si i ardhur në këtë pozitë nga marrëveshja e mëhershme në mes dy subjekteve më të mëdha.
Me që jemi në rrugë të formimit apo forcimit si shtet, etapë kjo që në vete bartë edhe momente lëndimi tek militantet e njërës apo palës tjetër, por tani më nuk dihet se kujt i takon barra e inicimit të harmonizimit të raporteve në mes elektoratit të partive që qeverisin me Kosovën. Akoma e freskët është dita kur në krye të shtetit erdhi Presidentja Jahjaga, për të mos thënë se ajo më shumë u pranua si kukull se sa si e para e vendit, edhe reagimet ishin jo aq të forta ngase marr për bazë forcën e saj politike nuk shihej sherr politik nga ajo.

ARKATANA

Sot është edhe momenti të reflektojmë bardhë, kur dy paritë e taboreve që konsideroheshin rivale gjetën harmoni, por me çka mundë të reflektojmë dhe të fillojmë për së mbari? Të fillojmë me zyrtarizimin apo kthimin tek rrënjët me legalizimin e flamurit dhe himnit të propozuar nga themeluesi i shtetit Presidenti Rugova, kjo besoj do të ulë gjakrat ngase s’paku do arrihej që ulësja e Presidentit të filloj të jap mesazhe uniteti, detyrë kjo kryesore qe i takon të parit të shtetit por edhe borxh moral i LDK-së, ndaj themeluesit të shtetit të Kosovës dhe ndaj gjeneratave të reja, ata duhet mësuar ta duan flamurin pra një flamur me të cilin identifikohen. Propozimin e tillë e bëjë duke njohur mirë elektoratin rugovian dhe me besim që edhe kryesia e LDK-së do ta shohë si rrugë që edhe në të ardhmen të kemi të drejtë të mbajmë si simbol identitetin rugovian atëherë e vetmja zgjidhje ka mbetur kjo.

(Autori është shef i kabinetit të Lutfi Hazirit dhe anëtar i kryesisë në degën e LDK-së, në Gjilan)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.