Fundamenti

Nuk do të lejojmë grusht shtet në qytetin e demokracisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Kushtrim Kadriu – Edhe pse nuk kishte kuorum për të vazhduar seancën dhe ligji kërkon mbylljen e seancës në mungesë kuorumi, në një akt të paprecedent dhe skandaloz, karrigia e kryesuesit të kuvendit u uzurpua në mënyrë të paligjshme.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe institucioneve tona! Ky veprim i pahijshëm është një përpjekje për të rrënuar vullnetin e qytetarëve dhe për të vendosur kaos.

Së bashku me ekipin tim, jemi të vendosur të analizojmë çdo aspekt ligjor dhe disiplinor dhe të mbajmë përgjegjës ata që u përfshinë në këtë akt të paligjshëm.

Mobi Casa

Siguroj qytetarët e komunës sonë se kjo do të jetë hera e fundit që asambleja komunale uzurpohet në këtë mënyrë.

Nuk do të lejojmë që të zhvillohen akte të tilla që dëmtojnë frymën e demokracisë dhe të drejtësisë në qytetin tonë.

Kjo është një betejë që nuk do ta humbasim, qytetarët dhe vlerat tona demokratike do të triumfojnë.