ARKATANA

Ruajtja e imazhit te Kosovës në qarqet diplomatike ndërkombëtare, duhet të jetë çështje prioritare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hafiz Gagica – Kjo arrihet vetëm me një ekip të formuar dhe të ditur. Emërimet dhe punësimet urgjente nëpër përfaqësitë tona diplomatike në botë, në kohën kur qeveria e Kosovës gjendet në dorëheqje, pa asnjë dilemë, janë jashtëligjore dhe të dëmshme për një shërbim cilësor diplomatik, i cili edhe ashtu nuk ka shkëlqyer aspak në vitet që lam pas! Përjashto këtu raste e rralla nga individë të caktuar të cilët pastaj janë lënë anash.

Në fakt, ngutia për t’i punësuar familjarët dhe militantët partiak para se të zgjidhet qeveria e re, flet qartë se MPJ, me emërimin dhe dërgimin e kuadrove nëpër ambasada e konsulata ka vepruar thjesht sipas çelësit partiak. Një gjë e tillë nuk është dashur të ndodhë në asnjë mënyrë! Për vet faktin se stafi diplomatik është dhe duhet të jetë apartiak, sikur kudo në botën demokratike! Pastaj ambasadorët politikë pa asnjë përvojë institucionale kanë dëmtuar tej mase imazhin shtetëror duke stagnuar zhvillimin e diplomacisë së mirëfilltë dhe ka dëmtuar edhe ata pak njerëz të vullnetshëm brenda misioneve që udhëheqin.

Ministria e Jashtme, ka kohë që ka dëshmuar se nuk është në nivel të detyrave të saja shtetërore, sidomos shefi i deritanishëm i saj. E gjitha na bën të besojmë se më së paku iu ka interesuar afirmimi i politikës së jashtme të Kosovës në qarqet ndërkombëtare!
Paradoksi tjetër i kësaj natyre neglizhuese mbetet: punësimi i të afërme të tyre, plotësisht të pa përvoje në këtë fushë tejet të rëndësishme dhe njëra ndër katër shtyllat kryesore të çdo shteti në botë! Shkelja e ligjit me rastin e emërimit të disa konsujve vetëm e vetëm për të ngopur apetitet partiake dhe klanore flet më se miri për këtë dukuri.

Vazhdimi i emërimeve të reja në stafin diplomatik, derisa qeveria është në dorëheqje, përkatësisht keqpërdorimi i pozitave shtetërore për interesa private, ka vite që është praktikuar në të gjitha institucionet e Kosovës, pa përjashtim, por më së shumti kjo ka ndodhur në Ministrinë për Punë të Jashtme, si shërbimi më joshës dhe i privilegjuar për çdo pushtetarë !

Uji Dea

Partitë opozitare, duhet të jenë më të zëshme kundër këtij fenomeni. Shembulli i emërimeve të shumta të tilla e sidomos shembulli i emërimit të fundit në konsullatën e Republikës së Kosovës në Hamburg, nuk i bën nderë shtetit dhe as imazhit të vendit tonë në botën e jashtme.

Përkundrazi, me veprime të këtilla çdo ditë e më shumë seriozisht po e dëmtojmë prezantimin shtetëror dhe diplomatik të Kosovës para botës perëndimore, aty ku synojmë të bëhemi pjesë e saj një ditë jo të largët!/rajonipress/

Hafiz Gagica
27.08.2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.