KKVITI

Rryma e mbyt një 36 vjeçar në Zhegër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një 36 vjeçar është mbytur nga rryma në fshatin Zhegër të Gjilanit njoftoj policia. Edhe drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se viktima është sjellur në spitalin e Gjilanit , por pa shenja jete.

Bajram Hajrush Idrizi i moshës 36 vjeçare nga fshati Zhegër i Gjilanit është gjetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rryma.

KKVITI

Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se viktima ka vdekur si pasojë e rrymës derisa ai ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij. “E dimë që viktima është i moshës 36 vjeçare dhe me të po merren organet hetuese” tha Mahmuti.

Kurse drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit Abdylatif Latifi i kontaktuar nga rajonipress tha se viktima quhet Bajram Idrizi dhe është nga Zhegra. Latifi tha se viktima është sjellur pa shenja jete në emergjencen e spitalit të Gjilanit./rajonipress/