Rrugëtimi mahnitës i Shaqirit deri te gjiganti gjerman
Mynih – Ka pasur raste kur Xherdan Shaqiri ka qëndruar para pasqyrës dhe është mahnitur me veten. Është mahnitur për rrugën që ka bërë. Nga një djalosh i ri nga Augsti, që me familjen e tij jetonte në një fermë me nxehje me drunj, te një reprezentues i Zvicrës dhe lojtar i Bayern Muenchenit.
Nga një i ri që me pagë prej 800 frangave zvicerane e ndihmonte familjen e tij deri te një futbollist me pagë milionëshe, që jeton në Munih në një vilë me shtatë dhoma.
Ai ende nuk i ka mbushur 21 vjet dhe qysh tash është e kuptueshme për të se iu ka siguruar prindërve një jetë pa brenga.
“Unë i kam dërguar tash e një muaj në det në pushime, në mënyrë që të pushojnë pak nga unë”, ka thënë Shaqiri, duke qeshur.
Shaqiri të mërkurën shkëlqeu në Split në fitoren 4:2 që e shënoi Zvicra në miqësore kundër Kroacisë.
Javën e ardhshme nis aventura e tij e madhe – Bundesliga gjermane..koha