Fundamenti

Rrugët pa përkujdesjen e “duhur” institucionale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arben Mehmeti ka kërkuar informacione rreth tenderit për mirëmbajtjen verore, por njëkohësisht ka rekomanduar që urgjentisht të ndërmerren veprimet dhe rrugët e komunës së Gjilanit të mirëmbahen meqë nuk ka ndonjë përkujdesje të mirë institucionale.

Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së në një letër zyrtare dërguar Qemajl Mustafës, Izmi Zekës, Behar Mehmetit dhe Hatixhe Dakut ka kërkuar nga këta të fundit informacione zyrtare rreth tenderit për mirëmbajtjen verore të rrugëve në komunën e Gjilanit.

“Ne jemi të informuar se ky tenderë është anuluar më herët mirëpo në ndërkohë ai është rishpallë dhe në faqen zyrtare të komunës figuron tashmë se më datë 04/07/2012 e ka fituar kompania “Bejta Comerc”, ndërsa ne jemi dëshmitarë të një gjendje se nga koha e shpalljes së fituesit nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me punët që janë kryer” ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se jemi dëshmitarë të një gjendjeje me rrugë jashtëzakonisht të dëmtuara dhe asnjë veprim të organeve komunale në lidhje me mirëmbajtjen e këtyre rrugëve qoftë në qytet qoftë në fshatra.

FIDANISHTJA

Mehmeti ka kërkuar një informatë të hollësishme rreth punëve që janë kryer duke u bazuar në këtë tender. Ai ka kërkuar edhe një specifikacion të tenderit në lidhje me mbulueshmërin e territorit me këtë tender respektivisht cilat lokacione janë të mbuluar me këtë tender të mirëmbajtjes. Në cilat vende është punuar dhe është duke u punuar duke u bazuar në këtë tender , të na specifikohen lokacionet. Sa mjete janë shpenzuar duke u bazuar në punët që janë kryer në këtë tender deri më sot. Cilët zyrtarë janë organ mbikëqyrës të këtij tenderi etj.

Mehmeti ka rekomanduar që urgjentisht të ndërmerren veprimet dhe rrugët e komunës së Gjilanit të mirëmbahen më mirë sepse deri më tani nuk ka pasur një përkujdesje të mirë institucionale.

Ndërkaq Hatixhe Daku drejtoreshë në zyrën e prokurimit tha për rajonipress se kontrata me kompaninë “Bejta Comerc” është e nënshkruar dhe kap një vlerë mbi 200 mijë euro. “Është ende herët të jepen raporte për punët e kryera, por nuk qëndron fakti se rrugët janë pa përkujdesjen e duhur institucionale. Ne kemi intervenuar aty ku ka pasur nevojë dhe ka rrugë që edhe janë riparuar” tha shkurt Daku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.