Hidromorava

Rrugët e nisura dhe të papërfunduara, Anamorava terrorizohet tash e dy vite

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës është nisur dhe nuk është afër përfundimit, madje kjo rrugë mund t`i takojë të kaluarës me këtë tempo. Edhe rruga në drejtim të Bujanocit po punohet me hapa të breshkës. Qytetarët ndërkaq thonë se janë terrorizuar për këto dy vite për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe të bllokuara për qarkullim.

Vonesat dhe stërzgjatja e punimeve me të drejtë po i bënë nervoz qytetarët gjilanas e sidomos vozitësit ata që frekuentojnë çdo ditë rrugët në dalje të Prishtinës, Bujanocit dhe Ferizjait.

Si për inat po bëhen dy vite që në këto rrugë punohet me hapat e breshkës dhe askush nuk ndërmerr asgjë.

Zylfija një gjilanas thotë se këto rrugë i kanë shkaktuar trauma gjatë vozitjes.

Uji Dea

”E frekuentojë shpesh rrugën e Bujanocit dhe nuk e kam të qartë si është e mundur të punohet aq ngadalë, dhe aq keq e jo profesionalisht. Mendoj që as këtë vit kjo rrugë nuk pritet të përfundojë” shprehet ai.

Mevludini një tjetër qytetar mendon se fajet kryesore i ka Qeveria e cila po i neglizhon kompanitë dhe nuk po ndërmerr masa ndëshkuese.”Kompanitë duhet të gjobiten ose dënohen nëse nuk e kryejnë punën me kohë dhe sipas kontratës. Pse me u ngutë kompanitë kur Qeveria heshtë dhe i tolero” shprehet Mevludini.

Muharremi një qytetar vitias thotë se është e pakuptimtë të flasësh tashmë për rrugët në Kosovë.
“Jam gati qe 40 vite vozitës i rrugëve sepse punoj taksi, por kjo rrëmujë nuk ka ndodhur asnjëherë në jetën time. Është për turp e gjynah kjo gjendje” shprehet ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.