Rrugët e Gjilanit po pastrohen e dezinfektohen, Company “Zuka” e pranishme kudo

Gjilan – Kompania “Zuka Comerc” dhe ajo “Elbau” po tregohen të përgjegjshme në pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve. Muhadin Zuka tha se fal angazhimit të kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani po merr pamje krejt tjetër dhe si rezultat i pastërtisë së lartë kemi edhe më pak raste me virusin Covid19 tha Zuka.
Kompania “Zuka” dhe ajo “Elbau”, deri tashti me shumë përgjegjësi kanë arritur ta pastrojnë tërë qytetin dhe vendet tjera ku është e domosdoshme pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve.
Muhadin Zuka nga kompania “Zuka” tha se që nga përhapja e virusit kanë marrë konstruksione dhe përkrahje nga Lutfi Haziri, që të gjitha rrugët të jenë të pastra dhe të dezinfektuara. “Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe po mundohemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme” tha Zuka.
Zuka tha se kanë arritur që për një periudhë të shkurtër të pastrojnë dhe dezinfektojnë shumicën e rrugëve bashkë me “Elbau”.
”Do ta bëjmë të pamundurën që Gjilani të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe të funksionoj si një qytet ku jeta dhe sjelljet janë evropiane” tha Zuka.
Ndryshe nga fotot shihet se rrugët janë shumë të baltosura, por pas intervenimit të kompanisë ato duken me një pamje krejt tjetër. /rajonipress/