Fundamenti

Rrugët e dëmtuara, rriten kërkesat e banorëve dhe presioni ndaj komunës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit pothuajse është në gjumë të plotë, derisa kërkesat e banorëve për të investuar në infrastrukturën rrugore janë në rritje. Rruga “George Bush” në lagjen Zabeli është e dëmtuar dhe e pa asfaltuar.

Rruga “George Bush” në Zabel të Sahit Agës për më shumë se 20 vite nuk është asfaltuar. Ajo është e dëmtuar, sidomos pas vërshimeve të fundit.

RCCOLA

Urtin Shkodra banor në këtë lagje thotë se komuna duhet të intervenojë sepse rruga është e dëmtuar shumë.”Edhe ne jemi pjesë e komunës së Gjilanit dhe meritojmë pak respekt nga qeverisja komunale. Zyrtarët komunal duhet të dalin pak në teren dhe ta shohin jetën reale të këtyre banorëve” shprehet Urtini.

Ndryshe kjo rrugë sipas banorëve ka qen për shumë vite e paraparë të asfaltohet, por nga të gjitha qeveritë komunale është neglizhuar dhe puna nuk është kryer./rajonipress/