Eko Higjiena

Rrugën milionëshe nuk e mirëmban askush

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën Pograxhë- Dobrosin – Stublinë që lidhen dhjetëra fshatra shqiptare andej e këndej kufirit edhe pse janë investuar mbi 1.3 milion euro, kjo rrugë vazhdon të mbetet nën mëshirën e zotit, meqë as Komuna e Gjilanit e as Ministria e Infrastrukturës nuk kujdesen për mirëmbajtjen e saj.

Rruga Pograxhë-Stublinë-Dobrosin e gjatë gjashtë kilometra e quajtur si rruga e shpresës dhe e bashkimit të dhjetëra fshatrave shqiptare andej dhe këndej kufirit tanimë ka mbetur nën mëshirën e zotit. Kjo rrugë ka kushtuar mbi 1 milion e 300 mijë euro dhe është investim i Ministrisë së Transporteve.

Rruga kishte gëzuar tej mase banorët e brezit kufitar. Me asfaltimin e kësaj rruge tashmë janë lidhur edhe fizikisht fshatrat shqiptare me Kosovën, sidomos Dobrosini, Lluqani, Verbani, Nasalca, Cerretica, etj e shumë fshatra tjera që tashmë e kanë më të lehtë edhe komunikimin , por edhe shërbimet mjekësore.

Por kjo rrugë që gjatë kohës së mërgimtarëve krijon shumë qarkullim nuk mirëmbahet nga askush. Rruga ka filluar të dëmtohet për shkak të shembjes së gurëve e dheut. Kur rruga bllokohet janë banorët e Stublinës dhe Dobrosinit ata që përkujdesen për hapjen e saj.

Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se realisht rrugën Pograxhë- Stublinë – Dobrosin nuk e mirëmban as ministria e as komuna. “Ministria zyrtarisht nuk ka marrë obligime dhe nuk e ka definuar me kohë përgjegjësin për këtë rrugë. Ndryshe po të definohej rruga komuna e Gjilanit ashtu siç e ka mirëmbajtur mirëmbajtjen dimërore njëjtë do të veprojë edhe me mirëmbajtjen verore” tha Mehmeti.

FIDANISHTJA

Sipas Mehmetit , Komuna e Gjilanit disa herë ka bërë kërkesë që kjo rrugë të definohet nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por kjo e fundit asnjë përgjigje me shkrim nuk e ka sjellur tek zyrtarët e Gjilanit sqaroj Mehmeti.

Por tjetër version jep Isa Berisha koordinator i rrugëve rajonale në Ministrin e Infrastrukturës. Berisha i kontaktuar nga rajonipress tha se rruga Pograxhë – Dobrosin është në kompetencë të Komunës së Gjilanit dhe asnjëherë nuk ka qenë në kuadër të Ministrisë. Ne i mirëmbajmë vetëm rrugët magjistrale” tha shkurt Berisha.

Ndryshe kjo rrugë vazhdon të mirëmbahet kohë pas kohe nga vet banorët e Stublinës (Kosovë) dhe të Dobrosinit (Serbi). Mehmetali Sadriu përfaqësues i bashkësisë lokale në Dobrosin tha se po të mos ishin organizimet e kohëpaskohshme ku banorët vet participojnë me punë vullnetare për të larguar pengesat dhe shembjen e dheut nga rruga, kjo rrugë do të mbyllej e tëra.

Edhe banorët e Stublinës ndihen të shqetësuar që rruga e cila ka kushtuar mbi 1 . 3 milion euro nuk mirëmbahet nga askush. Zymer Osmani banor nga Stublina thotë se rruga Pograxhë- Stublinë- Dobrosin është shumë e frekuentuar dhe ajo ka nevojë për një mirëmbajtje të rregullt. “Asnjëherë asnjë punëtor zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës nuk e ka vizituar këtë rrugë edhe pse është investim i tyre. Ne vet po mundohemi ta pastrojmë rrugën nga shembja e gurëve, por kjo punë realisht është pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës ose e organeve komunale të Gjilanit tha Osmani. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.