Eko Higjiena

Rrugë alternative për gurthyesit në Artanë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e gurëthyesve dhe banorët e fshatrave Starzh dhe Stanishor.

Qëllimi i takimit ishte hapja e rrugës alternative për nevojat e gurëthyesve lokal.
Hapja e drejtimit rrugor ka për qëllim anashkalimin nga vendbanimet Stanishor, Strazh dhe Koretisht në komunën e Novobërdës me çka edhe rritet siguria e banorëve dhe do të përmirësohen kushtet ekologjike të këtyre vendbanimeve.

Fidanishtja

Në takim është thënë se do të mbahet një takim edhe me pronarin e pronës ku do të duhej të hapej rruga e re alternative për nevojat e gurëthyesve, ku edhe do të bëhet largimi nga fshatrat e përmendura në komunën e Novobërdës./rajonipress/