RCCOLA

Rruga Tërrnoc-Breznicë në mbykqyrje të vazhdueshme

/ 2 minuta lexim

Stuhia me reshje të dendura shiu dhe kohë pas kohe me erëra të forta, gjatë natës por dhe ditës së sotme, që përfshiu një pjesë të mirë të vendit tonë, kanë shkaktuar dëme dhe probleme në disa rrugë, ashtu siç po shihet rruga Tërnoc-Breznicë e cila është asfaltuar dhe minuar për të bërë zgjerimin e rrugës vitin e kaluar.

Tani një vit me pas ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh, duke bërë të rrezikshëm lëvizjen e automjeteve në segment të rëndësishme për udhëtarët në përgjithësi e për banorët e Malësisë së Bujanocit në përgjithësi.

Këto pamje të fokusuara mëngjesin e sotshëm tregojnë qartë se rruga është e kalueshme por udhëtarët dhe shoferët duhet pasur shumë kujdes sepse rruga labirindhi mund të mbulohet nga shembja e dheut dhe gurëve.

Uji Dea

Nga ana tjetër sekretari i Bashkësisë Lokale të fshatit Breznicë, Tahir Bilalli, në një intervistë për portalin informativë vendor, bujanoci.net, ka thënë se angazhimi i ekskavatorëve nga ana e pushtetit lokal në bashkëpunim me drejtoratin për ndërtim gjatë vërshimeve në fshatin Breznicë, ka shpëtuar nga katastrofa që mund të kishte përfshirë, edhe pse uji prapë ka shkaktuar dëme, ato mund të kishin qenë shumë më të mëdha.

Pas dëmit të rrugës që ka pasur dhe ditëve të kaluara nga të reshurat e shiut makineritë dhe punëtorët e “Saba Bellçës” janë aktivizuar për të mënjanuar dheun e rënë dhe për të mos ndaluar qarkullimin e lirë për udhëtarët dhe banorët e Malësisë. Qarkullimi nuk është ndërpres gjatë gjithë kësaj kohe as një herë dhe gjatë të reshurave të dendura, ndërsa rruga ne fjale ka garancion dy vite dhe se organi mbykqyrës do të vlerësoje demtimet për te i kompensuar me mjete ne rregullimin e asfatit./BujanociNet/