Eko Higjiena

Rruga sekrete drejt INTERPOL-it

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL vazhdon të mbetet sekret nga Ministria e Punëve të Jashtme, pasi ky dikaster qeveritar që i prin procesit të anëtarësimit në organizatën më të madhe të policisë në botë nuk pranon të japë informata se cilat shtete janë pro e cilat janë kundër. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë dhe deputetët janë optimistë se më 20 nëntor Kosova do të anëtarësohet, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse tash e disa muaj përfaqësuesit e Qeverisë po shprehen të bindur se Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL në fillim të javës së ardhshme, ende nuk është bërë e ditur se cilat shtete mbështesin e cilat kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Uji Dea

Ministria e Punëve të Jashtme po heziton të japë të dhëna konkrete sa i përket lobimit për pranim në INTERPOL ani pse kanë mbetur edhe pak ditë deri te votimi. Deri më tani disa shtete të rëndësishme janë deklaruar pro anëtarësimit të Kosovës, madje përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje shteteve tjera që ta mbështesin Kosovën në këtë proces.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.