ARKATANA

Rruga që po terrorizon gjilanasit, qytetarët me akuza të rënda për Qeverinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rruga Gjilan – Prishtinë është shndërruar në një rrugë trishtimi e ankthi sepse pothuajse nuk ka ditë që nuk shkaktohet ndonjë aksident. Qytetarët e quajnë burim të zhgënjimit Ministrinë e Infrastrukturës.

Qytetarë e vozitës të shumtë që frekuentojnë rrugën Gjilan – Prishtinë e akuzojnë Ministrinë e Infrastrukturës për dështimin dhe zhgënjimin e madh, meqë në këtë rrugë pothuajse nuk është investuar fare.

Në këtë rrugë çdo ditë shkaktohen aksidente të rënda, dëmtohen veturat dhe humbin jetë njerëzish.

FITORJA

Mustafa një qytetar gjilanas thotë se është për keqardhje që kjo Qeveri e ka neglizhuar dhe fyer rajonin e Gjilanit. “Asnjë investim s`ka ndodhur në këtë rrugë dhe asnjë ndërhyrje. Dhe siç po e shohim autostrada as këtë vit nuk do të përfundojë sepse kjo Qeveri po punon me hapa të breshkës” shprehet ky qytetar.

Mufaili vozitës që e frekuenton këtë rrugë thotë se kjo rrugë është bërë vdekjeprurëse. “Vetëm zoti po na ruan se vërtet rruga është e mjerueshme” shprehet ai.

Uraniki qytetar gjilanas thotë se Ministria e Infrastrukturës është burim i zhgënjimit.
“Mjafton me udhëtua një orë (nëse ki fat) nga Gjilani në Prishtinë për me e pa dështimin e madh të Ministrisë së Infrastrukturës ndër vite, përfshirë këtu qeveritë e kaluara, por edhe tani nga Lëvizja Vetëvendosje. Paaftësia e vazhdueshme e Ministrisë së udhëhequr nga Liburn Aliu, është bërë si një burim ku mund të gjesh çdo here zhgënjim” thotë Uraniki./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.