Hidromorava

Rruga që ngjallë shpresat për jetesë të dinjitetshme në brezin kufitar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Asfaltimi i rrugës Dobërçan – Pogragjë – Stublinë e paraparë për vitin 2019 në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës ka ngjallur shpresat tek banorët e brezit kufitar. Kjo rrugë konsiderohet arterie e rëndësishme dhe pikë kyçe që lidh shumë familje të fshatrave kufitare me Kamenicën dhe Bujanocin.

Ishte Rexhep Kadriu zv.ministër që e bëri publik projektin e rrugës Dobërqan – Pograxhë – Stublinë. Ky projekt dhe asfaltimi i kësaj rruge që ka një kosto mbi 800 mijë euro ka ngjallur shpresat tek shumë familje dhe banor në fshatrat kufitare Bilinicë, Llovcë, dhe Stublinë.

Kjo rrugë konsiderohet si arterie e rëndësishme dhe pikë kyçe që lidhë shumë familje të brezit kufitare me familjet e tyre në Kamenicë e Bujanoc.

Eco Higjiena

Rruga gjithashtu ngjallë shpresat për një jetë të dinjitetshme sepse zhvillon ekonominë dhe turizmin rural.

Zymer Osmani banor nga Stublina thotë se asfaltimi i rrugës Stublinë – Dobërqan dhe rregullimi i urës që tashmë është dëmtuar tërësisht ngjallë shpresat tek familjet e mbetura. “Ne kemi shumë familje tonat në Dobërqan dhe kemi mundësi të bëjmë biznes më të lehtë në Gjilan, Kamenicë apo Bujanoc. Kjo rrugë është një trekëndësh shumë i rëndësishëm për ne” tha Osmani.

Banorët falënderojnë Rexhep Kadriun për këtë kujdes institucional që ka treguar ndaj tyre. “E dimë që kjo rrugë është e kushtueshme dhe këtu as që bëhet fjalë për fushatë zgjedhore apo ndonjë interes tjetër, thjesht ne jemi përfitues potencial dhe kjo rrugë është shpresa e vetme që ne të mbijetojmë” u shpreh Osmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.