GRANDEMALL

Rruga problematike sjell kilometra kolonë, pritje dhe probleme për vozitësit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit ose e njohur si rruga e Bujanocit sërish është në gjendje të mjerueshme. Aty kanë ngelur punimet dhe nuk punohet fare, pluhuri në qiell dhe kilometra të tërë kolona të automjeteve. Se kam pritë këtë situatë kaotike thotë Murati një mërgimtar nga Gjermania.

Shumë biznese që ndodhen afër rrugës e kanë të pamundur të punojnë në kushte normale për shkak të pluhurit të madh që krijohet gjatë kalimit të rrugës në dalje të Gjilanit e njohur si rruga e Bujanocit.

Për shkak se rruga ka defekte dhe është punuar pjesa e vrazhdw, po krijohen kilometra pritje dhe probleme serioze për vozitësit.

Por ata që nuk e kanë pritur këtë situatë të rëndë janë mërgimtarët.

UBT

Murati një 55 vjeçar nga Suedia tha se nuk e ka pritur këtë kaos. “Vërtet jam i befasuar për të keq sepse LVV vazhdimisht ka thënë se ata do të punojnë për popullin dhe qytetarin. Kjo gjendje është mjeruese dhe Albin Kurti duhet ta lerë pak politikën e të zbret në tokë. Unë e kam votuar ndryshimin, por jo kështu me na torturue me këtë rrugë që veç nisin punimet e pastaj sërish ndërpriten” shprehet ky mërgimtar.

Por edhe bizneset që ndodhen përskaj rrugës janë në hall nga pluhuri. Ata herën e fundit edhe protestuan për të bërë presion që rruga të asfaltohej më shpejt, por realisht është asfaltuar vetëm njëra anë e rrugës.

Ende nuk dihet se si është e mundur që kompania të ndërpresë punimet kur dihet se kjo rrugë është jetike për qytetarët gjilanas dhe ata të Kamenicës e Luginës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.