Eko Higjiena

Rruga Preshevë – Gjilan dhe anasjelltas e kalueshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Preshevë – Përkundër borës që po bie disa orë me radhë në komunën e Preshevës rrugët janë të kalueshme në të gjitha drejtimet njofton “Presheva jonë”.

Problem më akut për qarkullimin e automjeteve në këto ditë bore është rruga që lidh Preshevën me Gjilanin që është e një konfiguracioni pak më delikat për shkak të pozitës malore që ka kjo rrugë dhe shih për këtë, kujdesi për këtë magjistrale është më i madh.

Hidromorava

Mirëpo edhe përkundër kësaj, qytetarët të cilët kishin udhëtuar për në Kosovë deklaruan, se rrugët janë të qarkullueshme si në pjesën e komunës së Preshevës ashtu edhe në atë të Gjilanit, fal pastrimit të menjëhershëm të ekipeve komunale.

Ndërkaq në anën tjetër edhe rrugët brenda komunës së Preshevës që janë të frekuentuar tej mase janë në gjendje të mirë për automjetet të cilët vazhdimisht qarkullojnë në këtë rajon, gjë të cilën e konfirmon edhe qarkullimi i vijave ndër komunale Preshevë, Bujanoc dhe Kumanovë .