Uji Dea

Rruga në segmentin Gjilan – Bujanoc mbetet në pikën zero, qytetarët të tmerruar me vonesat

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Punimet që kanë nisur në dalje të rrugës Gjilan – Bujanoc kanë ngecur dhe sipas të gjitha gjasave kjo rrugë nuk do të kryhet as këtë vit. Qytetarët dhe vozitësit janë të tmerruar nga këto vonesa të pashpjegueshme të Qeverisë.

Askush nuk e ka të qartë pse rruga në dalje të Bujanocit po stagnon. Teke fundit qytetarët as që pyesin dhe as që ju intereson kjo vonesë sepse ata duan që rruga të përfundojë këtë vit dhe mos të shtyhet për vitin tjetër.

Bajrami një vozitës i përditshëm i kësaj rrugë thotë se do të ishte e pafalshme që rruga të shtyhet për vitin tjetër.”Vërtet nuk e kuptoj këtë vonesë të Qeverisë sepse ne që udhëtojmë çdo ditë po i dëmtojmë veturat, meqë rruga ka mbetur keq dhe e paasfaltuar në të dy anët. Qeveria nuk duhet të bëjë hajgare me projektet madhore” shprehet ky vozitës.

Mobi Casa

Behluli një afarist lokal që ndodhet s`kaj rrugës thotë se gjithçka është tepruar. “Është tepruar gjithçka dhe se paskemi ditur se ky është ndryshimi. U kemi besuar se do të punojnë diçka për këtë vene e shtet, po këta qenkan edhe më të këqij. Nuk punohet kështu o Albin Kurti se votë prej meje nuk merr kurrë ma” thotë i revoltuar ky afarist.

Edhe shumë qytetar të tjerë të anketuar mendojnë se kjo rrugë duhet të përfundojë këtë vit, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi./rajonipress/