Rruga në dalje të Parteshit në drejtim të Kllokotit në gjendje të mjerueshme

Gjilan – Sërish janë kthyer kolonat dhe pritjet e gjata në rrugën regjionale Gjilan – Viti më saktësisht në dalje të Parteshit.
Ende nuk është e qartë se si është e mundur që vetëm pas dy muajve të intervenohet sërish në rrugën regjionale Gjilan – Vit ku kalimtarët dhe vozitësit po presin me orë të tëra për shkak të punimeve.
Vozitësit janë të tmerruar nga rruga e dëmtuar dhe kolonat e gjata që po krijohen në këtë aks rrugor./rajonipress/