RCCOLA

Rruga në aksin Gjilan – Bujanoc po dëmton bizneset dhe paraqet siguri totale në mungesë të sinjalistikës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rruga në aksin Gjilan – Bujanoc pos që dëmton bizneset që gjenden përreth rrugës, ajo po krijon edhe pasiguri totale në trafik në mungesë të sinjalistikës profesionale.

Ndonëse punohet çdo ditë, rruga po krijon pasiguri totale sepse vozitësit e kanë të vështirë orientimin për shkak të pluhurit të madh që po krijohet gjatë punimeve.

Bizneset e afërta janë në hall nga pluhuri dhe kritikojnë kompaninë se nuk po i përmbahet standardeve të parapara gjatë ndërtimit.

Hidromorava

“Nuk e kam të qartë pse gjithë ky terror gjatë punimeve, kompania duhet të mirëmbajë maksimalisht rrugën dhe të ujit atë që mos të krijohet pluhur. Pastaj mungon sinjalistika profesionale dhe po krijohet rrëmujë e kaos në trafik” shprehet Murati, një punëtor krahu që punon në këtë pjesë.

Edhe, Nijaziu një vozitës rasti tha se në këtë rrugë ka elemente të xhunglës. “Një kaos dhe pasiguri totale ekziston në këtë pjesë. E kam të qartë se rruga kushton dhe duhet të arsyetohen edhe këto pengesa e tortura, por kompania duhet ta respektojë një minimum të standardit ndaj ambientit dhe banorëve që ndodhen në atë pjesë. Ne po ngulfatemi nga pluhuri” tha ky vozitës./rajonipress/