KKVITI

Rruga “Enver Miftari” në gjendje të mjerueshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Banorët e kësaj zone thonë se gjendja e rrugës është e tmerrshme dhe për keqardhje.

Është një nga rrugët më të frekuentuara dhe ka ndërtesa e kompani me shumë nam që vazhdojnë të ndërtojnë në këtë pjesë, derisa rruga që duhet të kalohet aty pari është për mjerim.

Hidromorava

Jeton Hasani banor në këtë zonë thotë se vërtet është tmerr dhe për keqardhje.”Gropat janë të mëdha dhe të thella, rruga është e pakalueshme dhe çdo ditë e më shumë ajo vazhdon të dëmtohet. Nuk e kemi të qartë pse komuna nuk e asfalton këtë rrugë të mesjetës” shprehet me shumë mllef ky banor./rajonipress/