FITORJA

Rruga e Thaçit drejt presidencës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Jetësimi i marrëveshjes PDK-LDK, sipas të cilës Isa Mustafa do të ishte kryeministër i vendit, po kushtëzohet më fatin e liderit tjetër në ketë marrëveshje, atë të Hashim Thaçit. Njeriu që vlerësohet se i vetëm i ka fituar zgjedhjet e PDK-së, po synon presidencën për t`i hapur kështu rrugë edhe tranzicionit të lidershipit brenda vetë PDK-së. Mirëpo që Thaçi të bëhet president, duhet të presë derisa presidentes aktuale Atifete Jahjagës t’i skadojë mandati dhe atë në vitin 2016.

Pretendimet e Thaçit, sipas njohësve të rrethanave politike në vend, janë shumë realiste nëse kemi parasysh rrethanat nëpër të cilat po kalon vendin dhe marrëveshjen e arritur në mes të dyja subjekteve më të mëdha politike në vend. Artan Muhaxhiri, në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka thënë se ndonëse në Kosovë gjërat shpeshherë ndodhin pa asnjë paralajmërim dhe madje pa asnjë indikacion, siç ishte rasti me presidenten Jahjaga, në rastin e Thaçit ambicia për t’u bërë president është e pritshme.

FITORJA

“Ky është një opsion i mundshëm sepse Thaçi është një politikan që ka peshë jashtëzakonisht të madhe në zhvillimet politike në Kosovës. Kësaj ia shtojmë edhe faktin që Thaçi është relativisht i ri në moshë, dhe nuk mund të presim që ai të largohet nga skena politike”, ka thënë Muhaxhiri. Por për ta bërë këtë Thaçit i duhet edhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, e të cilën sipas Muhaxhirit, kryeministri në detyrë e ka…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.