ARKATANA

“Rruga e Prishtinës”, simbol i premtimeve të pambajtura, çfarë do t’u premtojë sërish Kurti gjilanasve?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një nga arteriet më të rëndësishme rrugore për qytetin e Gjilanit, hyrja dhe dalja në drejtim të Prishtinës, vazhdon të mbetet e papërfunduar edhe pas gjashtë vitesh, duke u kthyer në simbol të qartë të premtimeve të pambajtura dhe mungesës së investimeve serioze nga niveli qendror.

E njohur si “Rruga e Prishtinës” apo segmenti i Pasjakit, kjo pjesë strategjike infrastrukturore jo vetëm që nuk është përfunduar, por sot paraqet rrezik real për qarkullimin. Puseta të hapura, kanale të papërfunduara dhe mungesë e ndërhyrjeve konkrete e kanë shndërruar këtë hyrje të qytetit në një pamje alarmante për qytetarët dhe vizitorët.

Projekti, i nisur vite më parë, ka mbetur në gjysmë, ndërsa Qeveria aktuale e udhëhequr nga Albin Kurti, sipas qytetarëve dhe njohësve të zhvillimeve lokale, nuk ka sjellë asnjë projekt madhor në Gjilan dhe rajonin e Anamoravës. Kjo ka rritur ndjeshëm zhgënjimin publik, sidomos në prag të zhvillimeve të reja politike dhe zgjedhore.

Banorët e zonës nuk e fshehin pakënaqësinë. Ata e cilësojnë situatën si rezultat të neglizhencës institucionale dhe mungesës së vullnetit politik për të përfunduar një projekt jetik për qytetin.

KKVITI

“Rruga në hyrje të Gjilanit është pasqyrë e dështimit institucional. Është e papranueshme që një projekt i tillë të mbetet pezull për vite të tëra,” thotë një banor i zonës.

Edhe qytetarë të tjerë theksojnë se gjendja aktuale ka kaluar kufijtë e tolerueshëm, duke rrezikuar përditë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe duke penguar zhvillimin normal ekonomik të qytetit.

Në këtë kontekst, shtrohet pyetja që po artikulohet gjithnjë e më shpesh në opinionin publik: cili do të jetë premtimi i radhës i kryeministrit Kurti për Gjilanin, në një kohë kur projektet ekzistuese mbeten të papërfunduara?

Për qytetarët e Gjilanit, “Rruga e Prishtinës” nuk është më vetëm një problem infrastrukture, por një simbol i qartë i një qasjeje të munguar zhvillimore, një projekt i nisur, i lënë në harresë dhe ende në pritje të veprimit konkret./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.