HW

“Rruga e Prishtinës” në Gjilan, ende e papërfunduar, hyrja kryesore e qytetit në gjendje alarmante

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hyrja dhe dalja kryesore e Gjilanit në drejtim të Prishtinës, e njohur ndryshe si rruga e Pasjakit, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë infrastrukturore, duke u shndërruar në një nga problemet më shqetësuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Pavarësisht se projekti për rregullimin e kësaj rruge kishte nisur në kohën e Qeverisë Hoti, ai nuk është finalizuar as sot, ndërsa Qeveria aktuale e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për vazhdimin apo përfundimin e punimeve.

Aktualisht, në këtë segment rrugor kanë mbetur vetëm disa puseta të hapura dhe kanale të ekspozuara për nevojat e kanalizimit, ndërsa pjesa tjetër e projektit ka mbetur e paprekur, duke krijuar pamje të shkreta dhe rrezik potencial për qarkullimin.

Banorët e zonës shprehin pakënaqësinë e tyre, duke e cilësuar situatën si pasojë të neglizhencës institucionale, si në nivel qendror ashtu edhe lokal.

“Rruga në hyrje dhe dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës është pasqyrë e mjerimit institucional dhe e paaftësisë së pushtetit qendror e lokal për ta realizuar një projekt jetik për qytetin,” u shpreh Murati, banor i zonës përreth.

Uji Dea

Pakënaqësi shprehin edhe qytetarë të tjerë, të cilët theksojnë se gjendja aktuale e rrugës po rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

“Rruga aktuale krijon pasiguri serioze për vozitësit dhe kalimtarët. Është urgjente të rregullohet. Ne kemi pasur pritje për ndryshim, por zhgënjimi është i madh,” tha Mehmeti, një tjetër qytetar i Gjilanit.

Për qytetarët, kjo rrugë nuk është vetëm një segment infrastrukture, por arteria kryesore që lidh Gjilanin me kryeqytetin, ndaj zvarritja e punimeve shihet si pengesë për zhvillimin ekonomik, qarkullimin dhe imazhin e qytetit.

Derisa institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende një afat apo sqarim zyrtar për fatin e projektit, “Rruga e Prishtinës” vazhdon të mbetet simbol i një projekti të nisur e të harruar – në pritje të veprimit konkret./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.