Eko Higjiena

“Rruga e Medieve”, tabela më e re në brezin kufitar në Karaçevë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Arsyea pse emërtimi i rrugës është bërë me emrin e gazetarëve ka të bëjë me faktin se keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm sepse me ndihmën e juaj bashkësia lokale, banorët e brezit kufitar nëpërmes mediumeve keni bërë sensibilizimin e kësaj pjese të fshatit Karaçevë për ruajtjen e territorit, sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës ka thënë Selver Lenjani.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar gazetar të mediumeve të shkruara dhe elektronike me vendim të bashkësia lokale e Fshatit Karaçevë e poshtme për emërtimin e rrugës prej kthesës Novosellës e deri te rruga e Breznicës e mban emrin e ri “Ruga e Mediave”, me kënaqësi të madhe bashkësia lokale po ju njoftojmë mediumet elektronike edhe të shkruara se në brez kufitar mban emrin e ri “Rruga e Mediave”, ka njoftuar Selver Lenjani.

Ne kemi njoftuar si bashkësi lokale kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënkryetarin e komunës Faton Jakupi, kryesuesin e kuvendin Liridon Kastrati si dhe drejtorin e shërbimeve publike Zotrim Kastrati për këtë emërtim të rrugës këto institucione janë në dijeni dhe ne si bashkësi lokale kemi nënshkrimet e banorëve të brezit kufitar Karaçevë e poshtme.

Hidromorava

Tabelat janë vendosur te tabelat e Karaçevës, që mban emrin e ri “Rruga e Mediave”
Të nderuar gazetar arsyen pse emërtimi i rrugës është bërë për shkak se keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me ndihmën e juaj bashkësia lokale, banorët e brezit kufitar nëpërmes mediumeve keni bërë sensibilizimin e kësaj pjese të fshatit Karaçevë për ruajtjen e territorit, sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Ne ju përgëzojmë për punën e bërë, gjithashtu e falënderojmë KFOR-in, Policinë e Kosovës, Mediat përzemërsisht ju përshëndesim në emër të bashkësisë lokale.

Tabelat janë vendosur më 5 gusht./rajonipress/