UBT

‘Rruga e Kombit’, Tarifa minimale 5 euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Të gjithë ata qytetarë që do të kalojnë në “Rrugën e Kombit”, autostradën, Durrës -Kukës do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh.

Këtë e ka deklaruar ministri shqiptar i Transporteve, Sokol Olldashi, në nënshkrimin e marrëveshjes për njehsimin e lejeve të drejtimit me Kosovën.

Ministri, Sokol Olldashi tha se kjo tarifë është minimale dhe nuk pritet të rëndoj në xhepat e qytetarëve. Ministri i Transporteve të Kosovës, Fehmi Mujota, pranoi gjithashtu se tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është e përshtatshme.

Uji Dea

Ministrat Mujota dhe Olldashi nënshkruan edhe marrëveshjen e njehsimit te lejeve te drejtimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje pritet që ti vijë në ndihmë lëvizjes së qytetarëve mes dy hapësirave shqiptare.

Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi por edhe opinionin shqiptar se më 27 nëntor do të përfundojnë 60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë -Prishtinë.