Mobi Casa

Rruga e Kombit, pa pagesë edhe këtë pranverë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Tiranë – Autostrada Milot-Kukës-Morinë do të jetë pa pagesë edhe këtë pranverë, pavarësisht paralajmërimeve të mediave në Shqipëri për dhënin me koncesion të autostradës në janar të 2013-s, të cilat u referohen pohimeve të zv.ministrit të Transporteve, Ernest Noka.

FIDANISHTJA

“Kemi dy koncesione të parashikuara në sistemin e rrjetit rrugor: njëra është për ndërtimin e autostradës Fushë-Krujë – Rrogozhinë. Nga Qeveria është aprovuar bonusi për kompaninë kroate që ka bërë propozimin. Ne po hartojmë dhe plotësojmë dokumentet e tenderit. Brenda janarit shpresojmë të shpallim tenderin për këtë aks të rëndësishëm. Koncesioni i dytë, që e kemi shpallur dhe është në përfundim e sipër, është për mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës Milot-Rrëshen-Kalimash-Morinë, si dhe për problemet e erozionit dhe peizazhimit të të gjithë rrugës. Problematikat që kanë dalë gjatë gjithë këtyre viteve janë vlerësuar me 12 milionë euro, por janë futur të gjitha në këtë projekt, i cili është asistuar edhe nga IFC-ja. Nga janari e në vazhdim mendojmë të lidhim kontratën me kompaninë fituese që do të marrë me koncesion autostradën Milot-Kukës-Morinë, e cila do të ketë disa detyrime, jo vetëm për të vjelë të ardhura nga taksa, por edhe realizimin e investimeve të nevojshme, të cilat në vlerë shkojnë diku te 80-100 milionë euro”, u shpreh në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Ernest Noka,zv.ministër i Transporteve në Qeverinë shqiptare(koha).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.