Eko Higjiena

Rruga e ankthit dhe torturës, punimet shkaktojnë kaos në trafik

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Rruga që po punohet nga Livoqi i Poshtëm në drejtim të Kllokotit është shndërruar në ankth dhe torturë të përditshme për të gjithë ata që e frekuentojnë këtë rrugë.

Banorët e fshatit Livoq i Poshtëm janë në hall nga punimet e egra që po bënë një kompani vendore. Nga pamja e parë shihet se punimet po kryhen shkel e shko, pa shenja sinjalizuese, pa kanalizim e gypa atmosferik.

“Nuk e kam të qartë si është e mundur që Qeveria të tolerojë këso punime të mërzitshme dhe pa përvojë. Ne po pengohemi maksimalisht në qarkullimin e lirë të lëvizjes dhe po kemi telashe serioze edhe të jetojmë si duhet” shprehet Musliu banor nga ky fshat.

Fidanishtja

Rruga që po kryhen punimet shtrihet nga Livoqi në drejtim të Kllokotit ndërsa vozitësit që detyrohen të kalojnë çdo ditë edhe nëpër rrugë anësore e dytësore thonë se po maltretohen rëndë.

Naseri qytetar nga Gjilani i cili për shkak të biznesit thotë se frekuenton çdo ditë këtë rrugë akuzon kompaninë se nuk është e përgjegjshme.”Është një kompania nga Suhareka dhe si duket nuk e njohin terrenin. S`ka sinjalistikë të mjaftueshme ndërsa po punohet shkel e shko. Rruga nuk bllokohet tërësisht asnjëherë, por pjesë – pjesë dhe ne po duhet me shumë ankth e tortura të përditshme të kalojmë aty pari. Thjeshtë një kaos i vërtetë” shprehet Naseri./rajonipress/