ARKATANA

“Rruga drejt Euro 2024”, Etrit Berisha flet për ecurinë e Shqipërisë, tregon historinë me Sylvinhon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare, kanë treguar pjesëza nga historitë e tyre në kualifikimet e Shqipërisë për në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të titulluar “Rruga drejt Euro 2024”.

Portieri i skuadrës ‘’KUQ E ZI’’, ka thënë se Kombëtare ka pak kohë për t’u përgatitur mirëpo Sylvinho nuk u ka dhënë detyra të ekzagjeruara, vetëm se ekipi është munduar ta ndihmojë trajnerin.

ARKATANA

Ai ka folur edhe për ndeshjen me Poloninë që nuk ishte startues duke treguar kështu edhe bisedën me trajnerin Sylvinho.

“Në Kombëtare ka pak kohë për t’u përgatitur. Sylvinho nuk na dha detyra të ekzagjeruara, por na dha qetësi. Jemi munduar të ndihmojmë trajnerin. Në ndeshjen e parë me Poloninë më ndali trajneri dhe më tregoi që do ta nisja nga stoli. Ndoshta përgjigja ime e surprizoi pak pasi isha i përqendruar tek ecuria e ekipit jo e Berishës. Pas ndeshjes më përgëzoi. Këto fjalë më bënë të ndihem mirë dhe ishte edhe një mesazh për djemtë pasi asnjë nuk është i pazëvendësueshëm por të gjithë jemi të rëndësishëm”, ka deklaruar portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha në dokumentarin e Super Sportit. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.