Rruga “Ahmet Malisheva” e mbetur si në Vitet e 70-ta
Gjilan – Aq larg ka parë kjo qeverisje komunale në shërbimet qytetare sa që 200 metra larg shtëpisë së Kryetarit Haziri rruga “Ahmet Malisheva” ka mbetur si e viteve 70-ta thotë Sadat Salihu kandidat i LVV.
Salihu i cili thotë se këto pamje i kanë ardhë nga qytetarët, përveç rrugës në gjendje të mjerueshme këta banor kanë probleme edhe në kanalizim, pasi gjithë sistemi kalon në shtëpitë private.
Numërimi i të këqijave dhe dështimeve të kësaj qeverisjeje tash më s`ka numër. Ne iu sigurojmë banorëve të kësaj lagjeje për kthimin e dinjitetit dhe rregullimin e gjithë infrastrukturës së kësaj Lagjeje.
Qytetarët dinë dhe janë bindur për ndryshimin e kësaj qeverisjeje të katandisun ka shkruar Salihu./rajonipress/


