RCCOLA

Rroni mund të ndiqet penalisht..(Sqarohet Rroni)

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

(E plotesuar)Në artikullin e gazetës Express i cili mbante titullin “Rron Gjinovci bën thirrje për vrasjen e kryeministrit Thaçi” janë parë tendencat e gazetës dhe zotëruesve të saj për ta lidhur qëndrimin tim në rrjetin social Facebook me protestat dhe organizimet tjera që janë mbajtur muajve të fundit në Kosovë. Unë ashtu si shumë bashkëqytetarë të mi, kam dhënë dhe jap kontributin tim për ta lehtësuar organizimin e protestave për të cilat ndjej se kanë qëllim të denjë.

Dua ta sqaroj publikun se qëndrimet e mija, në faqet e mija personale nuk janë qëndrime të askujt tjetër, as të Grupit të Qytetarëve të Organizuar. Për më tepër, devijimi i qëndrimit tim të shtruar si hipotezë në thirrje të paqenë për vrasje, dëshmon tendencën dashakeqe të shkruesve ndaj meje si aktivist dhe qytetarëve që protestojnë kundër hajnisë, e cila e ka katandisur vendin tonë në një gjendje të mjerë. Unë jam aktivist që angazhohet për ndryshime shoqërore vetëm me mjete paqësore.

Unë i bëj thirrje të gjitha organeve shtetërore të cilave ua merr mendja, që t’i zbatojnë ligjet kundër meje nëse ato janë shkelur.

Gjithashtu ftoj qytetarët që ta mbrojnë lirinë e shprehjes si kushtin më elementar të lirisë, të protestojnë pavarësisht thashethemeve rreth njerëzve që merren me lehtësimin e organizimit të tyre, qofsha edhe unë, dhe të organizohen kundër hajnisë dhe kundër padrejtësive me të gjitha format. Me rëndësi janë idetë dhe jo individët. Me rëndësi është ushtrimi i lirive nga secili, mirëqenia e secilit dhe realizimi i kreativiteteve njerëzore dhe vullneteve të të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë.

Nga Rron Gjinovci
———————————————————-
Rron Gjinonci shumë lehtë mund t’ia shoh sherrin statusit që ka publikuar një natë më parë në faqen e tij të Facebokut. Për këtë, ai mund të paditet dhe të ndiqet penalisht si nga policia ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi apo edhe nga zyra e kryeministrit.

Gjinovci mund të ndiqet penalisht edhe nëse kryeministri apo zyra e tij nuk e ndjekin rrugën ligjore. Kështu të paktën thonë avokatët kosovarë, sipas të cilëve, thirrja e Rron Gjinovcit për vrasjen e kryeministrit Thaçi, mund të cilësohet si vepër penale.

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.

“Me e vra sot Hashim Thaçin nuk është krim, është akt çlirimi”, ka shkruar ai të premten në ora 22:14, ditën kur u arrit marrëveshja mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic në Bruksel.

“Me këtë lloj statusi është tejkaluar liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes. Prandaj mund të themi që me këtë akt Rron Gjinovci vetëm se ka hyrë në zonën kriminale. Prandaj organet kompetente duhet të veprojnë edhe nëse askush nuk e raporton rastin në polici”, thotë njw jurist kosovar, nw kushte anonimiteti, transmeton Express.

Eco Higjiena

Sipas tij, kryeministri tash e ka një shans që ta bëjë një kallëzim penal kundër Gjinovcit. Krejt kjo pasi që Facebook tashmë është ueb-faqe publike dhe si e tillë mund të cilësohet njëfarë lloj mediumi publik.

“Lirisht ajo çfarë është shkruar mund të merret si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit”.

Por është policia ajo që nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimi në rastin e statusit publik të Rron Gjinovcit.

Kjo për faktin se, sipas Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës policia nuk mund të hetojë një rast të tillë, pa pas ndonjë person i cili raporton rastin në polici.

“Duhet që dikush të raportojë rastin si kërcënim që policia të nis hetime dhe të ndërmarrë masa”, ka thënë Kelani për Express.

Në këtë rast, sipas tij, është dashur dikush nga kryeministria apo vet kryeministri ta raportojë rastin si kërcënim ndaj kryeministrit, që policia të ndërmarrë masa dhe të nis hetimet.

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili muaj më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, të premten në mbrëmje ka bërë thirrje për vrasjen e Kryeministrit Hashim Thaçit përmes rrjetit social, Facebook.

Gjinovci u bë i “famshëm” kur hodhi ngjyrë mbi Rektorin Mujë Rugova, derisa kohët e fundit njihet si një prej organizatorëve të protestave për faturat e KEK-ut. /Telegrafi/