United Hospital

Rroga e 13-të mobilizon sindikatat e ndërmarrjeve publike, paralajmërohen protesta

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndarja e pagës së 13-të për zyrtarët publik por jo edhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike, ka aktivizuar sindikatat, që kanë listuar kërkesat e tyre për institucionet e nivelit qëndror. Gjithashtu, janë paralajmëruar edhe protesta e greva.

Fillimisht kërkesat ua drejtuan veç me shkrim.

Por kur s’morën përgjigje tash po i japin zë padrejtësisë që pretendojnë se iu bë.

Sindikata e Re e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës të enjten mbajti konferencë para qeverisë duke kërkuar ekzekutimin e pagës së 13-të edhe për ta.

“Punëtorët e Koorporatës Energjetike të Kosovës janë revoltuar për shkak se na kanë anashkaluar, punëtorët të cilët japin energjinë e bëjnë shtetin të punojë me energji në mënyrë që shteti janë të funksionojë sa më mirë”, ka thënë Xhelal Jashari, kryetar i Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut.

Kritik ndaj qasjes së qeverisë qe edhe nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica.

“Këta ose e komentojnë ligjin sipas dëshirës ose me të vërtetë janë të padijshëm sepse t’i thuash një veterani që punonë në KEK nuk të takon paga e 13-të edhe pse je ndërmarrje publike vetëm këtu ndodh”, ka thënë Llumnica.

Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik

ARKATANA

Rrogën e 13-të po e kërkojnë edhe Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës.

“Ne me 1 mars ju kemi drejtu menaxhmentit dhe bordit me kërkesë, kemi kërku nga bordi dhe menaxhmenti të përdorin autoritetin ndaj ministrisë që të mos ndahemi ne nga ajo pjesë qe e kanë marrë rrogën e 13-të”, ka thënë Bujar Shala.

Me të njëjtën kërkesë e kritikë, qeverisë iu drejtuan edhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

Përmes një reagimi publik ata kërkuan që qeveria të marrin parasysh kërkesat e tyre para masave sindikale.

Por, pagat, sipas ligjit ndërmarrjet publike i kanë nën vetëfinancim andaj për të arritur këtë kërkesë ekziston vetëm një mundësi.

“Ndërmarrjet publike vetëfinancohen domethënë ato duhet të kujdesën vet për ndarjen e pagave, të njëjtat munden me ju drejtu kuvendit për ndryshimin e ligjit të pagave për ndërmarrjet publike me ndonjë peticion të përbashkët…”, ka thënë Naim Jakaj nga IKD.

Sindikatat e punëtorëve të ndërmarrjeve publike iu kanë drejtuar me ankesë edhe Institucionit të Avokatit të Popullit, e janë paralajmëruar edhe protesta e greva të përgjithshme./TV Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.