Rrjet social vetëm për të pasurit
Do të jetë online duke filluar nga data 27 gusht rrjeti social Bestofallworlds, i krijuar nga konti suedez Erik Wachtmeister dhe bashkëshortja e tij Louise, vetëm për të pasurit.
Në këtë rrjet përdoruesit e privilegjuar do të mund të kenë akses vetëm përmes një ftese që synon të tërheqë elementë të shoqërisë së lartë, që adhurojnë objektet e luksit si jahtet, makinat, orat, verën e mirë, etj.
Konti Erik Wachtmeister është i njohur edhe si drejtues i vjetër i Lehman Brothers dhe Rotschild në Londër e Nju Jork, si dhe për faktin se në vitin 2004 themeloi një tjetër “sallon” në web, të quajtur Asmallworld.