GRANDEMALL

Rrjedhja e informacioneve nga burime të ndryshme, KMShK tregon nëse gazetarët duhet t’i publikojnë ato

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), ka dalë me disa rekomandime për gazetarët lidhur me çështjen e publikimit apo jo të informacioneve që rrjedhin nga burime të ndryshme, pas rasteve të fundit të sulmeve kibernetike në Kosovë e Shqipëri.

Në njoftimin e KShMK-së bëhet e ditur se çështja e publikimit ose jo të informacioneve që rrjedhin nga burime të ndryshme është e ndjeshme dhe në Kosovë është e rregulluar me ligjet përkatëse që kanë të bëjnë me klasifikimin e informacioneve, mbrojtjen e burimeve të gazetarisë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe Kodin e Etikës të KMShK-së.

“Gazetarët duhet të kenë kujdes kur përdorin informacione që rrjedhin nga organet e sigurisë, veçanërisht ato të ndjeshme, por ata duhet ta kenë parasysh interesin publik. Ata duhet të sigurohen që publikimi i informacioneve nuk bie ndesh me asnjërën nga ndalesat e përfshira në ligjet përkatëse. Të gjitha informacionet duhet trajtuar me kujdes dhe duhet të ketë verifikim rigoroz të vërtetësisë së tyre”, thuhet në njoftimin e KMShK-së.

KMShK thekson se është e nevojshme që gazetarët dhe mediat të ndërtojnë standarde se si t’i përdorin këto informacione.

“Është e rëndësishme që mediat të kenë qëndrim editorial pse kanë vendosur t’i publikojnë materialet që mund të rrjedhin edhe nga hakerët, siç është rasti në Shqipëri dhe cili është interesi i publikut për to. Po ashtu, duhet konfirmuar vërtetësia e informacionit që është rrjedhë, në mënyrë që publiku të mos vihet në lajthitje”, thuhet më tej në njoftim.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, shton se gazetarët dhe mediat duhet verifikuar nëse kanë të bëjnë me sekret shtetëror dhe nëse me publikimin e të dhënave cenohet sekreti i hetimit, derisa rekomandon që nuk duhet zbuluar emrat e dëshmitarëve ose rrethanat që mund t’i dëmtojnë hetimet.

“Në rastin e raportimit për atentatet e supozuara në Kosovë sekreti i hetimit nuk është cenuar, sepse rasti ka ndodhur muaj më parë. Mediat duhet të kenë kujdes se si i publikojnë informacionet, duke i redaktuar dhe mos i bërë publike të dhënat personale të personave që përmenden aty. Mediat duhet të konfirmojnë që burimi është i saktë. Duhet pasur parasysh mundësinë e falsifikimit, si psh. informacionet mund të ofrohen nga një email i rrejshëm ose mund të paraqiten edhe në forma të ndryshme të lajmeve të rreme, si “deep fake”. Hakerët mund të falsifikojnë, me qëllim që ta dezinformojnë publikun”, thuhet në njoftimin e KMShK-së.

KMShK thekson se publiku ka interes që të informohet se çfarë ka mundur t’iu ndodh udhëheqësve shtetërorë ose zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm.

Eco Higjiena

“Rregullativa ligjore dhe dokumentet e etikës, me të cilat funksionojnë mediat dhe gazetarët, janë të qarta. Gjykata mund ta ndalojë publikimin e informacioneve në raste te caktuara kur peshohet interesi publik përballë sigurisë shtetërore apo kur pjesërisht a plotësisht një informacion nuk është i saktë apo përbën vepër penale”, thuhet në njoftim.

Marrë parasysh të gjitha këto, KMShK konsideron se mediat mund t’i publikojnë informacionet e tilla, por vetëm pas verifikimit rigoroz dhe të kujdesshëm të vërtetësisë së informacionit dhe evitimit të rënies ndesh me dispozitat ndaluese të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Kodit të Procedurës Penale dhe çdo dispozitë tjetër ligjore relevante.

Kujtojmë se hakerë iranianë publikuan në faqen e tyre në Telegram të gjithë korrespondencën elektronike të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, të kohës kur ai ishte në krye të Drejtorisë së Antiterrorit në Shqipëri.

Më 19 shtator 2022, Prokuroria e Tiranës nxori një vendim që ndalonte publikimin nga mediat të materialeve, sipas prokurorisë, të ndjeshme.

Reagimi i prokurorisë erdhi pasi mediat publikuan lajmin se në vitin 2021 ishte planifikuar atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe dy personave të tjerë. Aty përmendej emri i një shtetasi shqiptar, si i dyshuar se do të mund t’i kryente vrasjet. Informacioni i ishte dërguar në email drejtorit të Drejtorisë Antiterror.

“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit”, thuhet në vendimin e Prokurorisë së Tiranës.

Ky vendim është kundërshtuar nga gazetarë në Shqipëri, duke e konsideruar pa bazë ligjore. Sipas tyre, ruajtja e sekretit hetimor i përket prokurorisë dhe mediat nuk kanë pse të respektojnë këtë vendim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.