ARKATANA

Rritja e taksave shton informalitetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekonomia kosovare, në udhëkryq. Qeveria dhe FMN-ja nuk po nxisin zhvillim të shpejtë

“Duhet të ketë pushime të taksave për investime private në Kosovë, respektivisht të stimulohet shumë më shumë prodhimi, të mos rrisim tatime dhe taksa, që do ta rrisnin informalitetin, sepse kemi sinjale që ka rritje të informalitetit”, ka thënë deputeti Besim Beqaj

Drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) presin që në vitin 2016 Kosova të ketë një rritje ekonomike prej 3.8 për qind, mirëpo, sipas tyre, kjo rritje ekonomike nuk është e mjaftueshme për vendin, që të ketë zhvillim ekonomik dhe të zbusë papunësinë.

FIDANISHTJA

Sipas drejtuesve të FMN-së, Kosovës i duhet të bëjë më shumë, në mënyrë që të ketë zhvillim më të dukshëm, i cili trajton papunësinë. Kështu ka thënë përfaqësuesi i FMN-së, Ruud Vermeulen, i cili njoftoi për rishikimin e parë të programit që FMN-ja ka lidhur me Kosovën.

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të tyre, Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës për deklaratën e FMN-së për rritjen ekonomike, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Mirëpo, për dallim nga zyrtarët e Qeverisë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, që janë pajtuar me deklaratat e shefit të FMN-së se me këtë rritje ekonomike prej vetëm 3.8 për qind në vit në Kosovë nuk do të ketë punësim dhe as zhvillim të shpejtë të ekonomisë e mirëqenies së kosovarëve./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.