ARKATANA

Rritet vlera e Kombëtares shqiptare

/ 2 minuta lexim
HW

Pas paraqitjes mbresëlënëse në finalet e Kampionatit Evropian, rritet vlera e Kombëtares shqiptare.

Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, tashmë kuqezinjtë vlejnë 46,15 milionë euro.

Një rritje me afro 15 për qind të vlerës së përgjithshme të skuadrës, që në startin e Euro 2016 vlerësohej 40,88 milionë euro, me Shqipërinë që pozicionohej e 22-ta në renditjen speciale të 24 skuadrave pjesëmarrëse në evenimentin kontinental, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Lojtari që kushton më tepër nga kuqezinjtë mbetet Elseid Hysaj, me kartonin e shkodranit që përbën gjysmën e vlerës së rritur prej 6 milionë eurosh. Përpara Evropianit, mbrojtësi i Napolit vlerësohej 9 milionë euro, ndërsa tashmë çmimi i tij ka shkruar në plot 12 milionë euro.

Uji Dea

Rritje kanë edhe vlera e Abrashit, që tashmë kushton 2,5 milionë euro, ndërsa çmimi i Ledian Memushajt është dyfishuar, me mesfushorin vlonjat që vlerësohet dy milionë euro. Rritje të çmimit të kartonit ka edhe për Mërgim Mavraj-n, 1,75 milionë euro, Arlind Ajetin që vlerësohet 1,5 milionë, Ermir Lenjanin 1,25 milionë dhe Sokol Cikalleshin 2,8 milionë euro.

E pandryshuar vlera e Etrit Berishës dhe Taulant Xhakës që kushtojnë 4 milionë euro, ndërsa rënie të çmimit ka vetëm për portierin 38-vjeçar Orges Shehi dhe Odise Roshin, me çmimin e mesfushorit të Rijekës që ka zbritur në 350 mijë euro.

Pas paraqitjeve të mira në Francë, të vlerësuara nga i gjithë opinioni në kontinent, vlera e 23 kuqezinjve pritet që të vazhdojnë rritjen, edhe sepse afati kalimtar i verës sapo ka nisur dhe interesimi për futbollistët e Kombëtares ka qenë i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.