Uji Dea

Rritet përkrahja për Fatmir Limajn

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“Le të rrotullohet qielli…le të fitojë drejtësia”. Kjo është motoja e fushatës së bashkëluftëtarëve të deputetit Fatmir Limaj, të cilët vazhdojnë përkrahjen për komandantin e tyre.

“Brigada 121” ka nisur një fushatë në mbrojte të deputetit Fatmir Limaj.

Haxhi Shala, Ish-komandant “Topi”, i cili ishte komandat i “Brigadës 121” ka thënë për Indeksonline se përmes kësaj fushatë dëshirojnë të tregojnë se kush ishte komandant “Çeliku”.

Uji Dea

“Le të rrotullohet qielli…le të fitojë drejtësia. Kjo është një thënie e komandantit tonë dhe ne kemi vendosur që përmes kësaj thënie t’i tregojmë popullit se kush është Fatmir Limaj” ka thënë për Indeksonline Haxhi Shala, ish-komandant “Topi”.

Sipas tij, komandant “Çeliku” ka treguar gjithmonë gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë. Ndërkohë, deputeti Fatmir Limaj, është në paraburgim për akuzat në rastin “Kleçka”, i cili u kthye në rigjykim./T.Q/Indeksonline/