GRANDEMALL

Rritet numri i rasteve sociale në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mursel Zymberi drejtor i qendrës për punë sociale thotë për rajonipress se numri i familjeve gjilanase që kërkojnë ndihma sociale është në rritje. Zymberi thotë se ndihma që marrin këto familje është e ulët dhe nuk përmbush kërkesat familjare. Rastet sociale kryesisht dominohen nga viset rurale dhe lagjet në qytet.

Numri i rasteve sociale në Gjilan po vije e po rritet çdo ditë. Paga e ulët që marrin nga shteti për këto familje është e ulët dhe e papërballueshme ndërkohë papunësia është elementi kryesor që këto raste shtohen thonë zyrtarët komunal në qendrën për punë sociale në Gjilan raporton rajonipress.

Mursel Zymberi drejtor i qendrës për punë sociale thotë për rajonipress se numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale në Gjilan arrin në 1169 familje me 4704 anëtar. Nga kjo shifër 1120 familje ose 4526 anëtar janë shqiptarë, 24 familje me 87 anëtar janë serb dhe 25 familje me 91 anëtar janë romë. Në skemën e ndihmave nuk figuron asnjë nga komuniteti turk.

ARKATANA

Zymberi tha se rreth 86300 euro është buxheti mujor që shpenzohet për këto familje. Jashtë këtyre ndihmave të rregullta që marrin nga shteti këto familje Qendra për Punës Sociale (QPS) sipas Zymberit ndihmon për çdo festë kombëtare familjet me nevojë duke ofruar dhe shpërndarë dhurata dhe paketa ushqimore dhe veshmbathje. “Kemi pasur donacioni nga KFOR-i turk për disa familje të rrezikuara dhe kemi shpërndarë paketa nga donatorët e tjerë”.

Zymberi tha se familjet që kërkojnë ose që janë përfitues të ndihmave sociale kryesisht dominohen nga viset rurale, brezi kufitar dhe lagjet e mëdha në qytet. Gjithashtu QPS kompenson edhe 187 familje me nga 100 euro që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, derisa 37 fëmijë që janë nën kujdestari marrin nga 75 euro dhe 21 fëmijë marrin ndihma për strehim familjar.

Zymberi thotë se gjendja sociale e familjeve gjilanase po vije duk u bërë e rëndë. “Edhe këto familje që marrin ndihmat e rregullta nuk mund ta përballojnë muajin pasiqë paga është e ulët. Nuk pritet të ketë përmirësim në këtë drejtim edhe për një kohë të gjatë sepse numri i të papunëve që llogaritet shkaktari kryesor që krijohen rastet sociale po vije gjithnjë duke u rritur” tha Zymberi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.