UBT

Rritet numri i nxënësve të huaj nëpër shkollat zvicerane

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në kantonin e Cyrihut, nga ana tjetër, nuk janë temë debati kuotat. Martin Wendelspiess nga Drejtoria e Arsimit në Cyrih vlerëson të jenë të panevojshme kuotat nëpër shkollat e Cyrihut. Sepse nxënësit shqiptarë, turq ose portugezë nuk mund të komunikojnë në gjuhët e tyre, por në gjuhën gjermane”, thotë Wendelspiess për Tagesanzeiger.

Qyteti i Baselit kërkon kuota të veçanta me nxënës zviceranë, ndërsa në Cyrih thonë të jenë të panevojshme kuota të tilla

Numri i fëmijëve të huaj nëpër shkollat zvicerane po rritet vazhdimisht. Në kantonin e Cyrihut ekzistojnë 93 shkolla që marrin mbështetje të veçantë financiare nga një program qeveritar (Quims) për shkak të proporcionit të lartë të nxënësve të huaj në raport me nxënësit zviceranë. 48 prej tyre janë në Cyrih. Klasat me më shumë se 70 për qind të nxënësve të huaj janë në rreth 80 shkolla të Cyrihut.

Në Basel politikanët kërkojnë kuota të veçanta për nxënësit zviceranë. Më konkretisht, politikanët kërkojnë që në çdo klasë të paktën 30 për qind e nxënësve të jenë zviceranë. Për ketë pritet të vendosë të mërkurën e ardhshme Parlamenti kantonal i Baselit.

Beat Zemp, kryetar i Shoqatës ombrellë të mësuesve zviceranë, ka përshëndetur kuotat e propozuara. “Nga kjo mundësi do të parandalohet krijimi i „geto”-ve nëpër shkolla me asnjë nxënës zviceran. “Klasat më të mira janë të përziera, ngase fëmijët mësojnë më shpejt gjuhët e huaja dhe gjuhën gjermane”, thotë Zemp.

Mobi Casa

Qyteti i Basel-City është një rast i veçantë, thotë Zemp. Në tërë Zvicrën nuk është e nevojshme të aplikohen kuotat e caktuara nëpër shkolla. Sipas ekspertëve, nëpër shkollat zvicerane do të jetë e dobishme një kuotë minimale prej dy të tretat e nxënësve që e flasin gjuhën gjermane, e jo vetëm 30 për qind.

Në kantonin e Cyrihut, nga ana tjetër, nuk janë temë debati kuotat. Martin Wendelspiess nga Drejtoria e Arsimit në Cyrih vlerëson të jenë të panevojshme kuotat nëpër shkollat e Cyrihut. Sepse nxënësit shqiptarë, turq ose portugezë nuk mund të komunikojnë në gjuhët e tyre, por në gjuhën gjermane”, thotë Wendelspiess për Tagesanzeiger.

Në vend të një kuote për fëmijët zviceranë, shkollat me fëmijët të huaj duhet të mbështeten në forma të ndryshme.

Përveç programit “Quims”, ekzistojnë edhe kurse të gjuhës gjermane, si gjuhë e dytë, një mundësi për të krijuar klasa për pranim të fëmijëve të huaj.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.