UBT

Rritet numri i azilkërkuesve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ndonëse zyrtarë të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës insistojnë se numri i azilkërkuesve nga Kosova për në shtetet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie, të dhënat që jep Bashkimi Evropian flasin të kundërtën. Numri i qytetarëve të Republikës së Kosovës, që gjatë vitit 2012 kanë kërkuar azil nëpër shtetet evropiane, ka pasur rritje nëse bëjmë një krahasim ndërmjet muajve të parë të vitit me ata të fundit.

Ndërsa vendi ku ata janë drejtuar më së shumti mbetet Franca, njësoj sikur edhe viteve të kaluara. Migrimi ilegal dhe ndërprerja e azilkërkuesve është kushti kryesor i Prishtinës, nëse ajo dëshiron të fi tojë liberalizimin e vizave, thotë për “Zërin”, Tove Ernst, zëdhënëse e komisioneres evropiane Michele Malmstrom, e cila merret posaçërisht me emigrimin ilegal në Evropë.

Hidromorava

Gazeta ka marrë statistikat nga Eurostat, drejtori kjo e përgjithshme në kuadër të Komisionit Evropian, e cila shpalos statistikat e azilkërkuesve në BE, ku prej 30 shteteve kryesore prej nga vijnë më së shumti azilkërkues në BE, Kosova renditet në 10-shën e parë.

Ajo renditet menjëherë pas Sirisë, Afganistanit, Rusisë, Pakistanit, Somalisë, Iranit, Gjeorgjisë e Irakut. Statistikat tregojnë se në tre muajt e parë të vitit 2012, nga Kosova azil kanë kërkuar në vendet e BE-së 1970 qytetarë. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.