Rritet deficiti tregtar

Deficiti tregtar për muajin dhjetor të vitit që lamë është rritur për 9 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Kosovës tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin dhjetor të vitit të kaluar prej 202 milionë euro, krahasuar me 193,1 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Eksporti mbulon importin vetëm 9.8 për qind. Eksporti në muajin dhjetor 2013 kishte vlerën 21,8 milion euro, ndërsa importi 223,9 milion euro, është një rritje prej 2.7 për qind për eksport si dhe prej 4.4 për qind për import krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave, shkruan Tribuna. /Telegrafi/