FITORJA

Rrihen e theren mes vete edhe në diasporë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Solothurn – Si pasojë e një përleshjeje ndërmjet të rinjve shqiptarë në stacionin hekurudhor në Solothurn të Zvicrës është plagosur me thikë një i ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma në stacionin e Solothurnit, raporton Albinfo.

18-vjeçari i lënduar në këtë zënkë ka deklaruar për mediet zvicerane se kishte bërë përpjekje për të qetësuar situatën, por përleshja mes tyre vetëm sa ishte përshkallëzuar.

Ai pranon se njërin prej tyre e ka përplasur në tokë. “Por, vetëm sepse kam ndihmuar kolegët e mi”, tha i riu nga Maqedonia. Sipas tij, kjo nuk ka përfunduar vetëm me rrahje.

“Unë befas ndjeva një goditje me thikë në shpinë. Dhe një tjetër, në anën tjetër. Pastaj djemtë ikën. Unë pashë vetëm gjakun duke rrjedhur poshtë mbi mua”, kujton ngjarjen e tmerrshme i riu nga Maqedonia.

Uji Dea

Policia ka arrestuar të dielën dorasin, i cili kishte therur bashkëkombësin e tij nga Maqedonia. Bëhet fjalë për shtetasin zviceran me origjinë nga Kosova, i cili po punonte në zyrën e tatimeve.

“Unë nuk kam asnjë ide pse ka ndodhur ky rast”, tha babai i dorasit.”Djali im është në të vërtetë një njeri i mirë. Unë nuk mund ta shpjegoj se si ka mundur të ketë thikë”, tha ai për gazetën “Blick”.

Dorasit 17-vjeçar i është shqiptuar masa e paraburgimit prej shtatë ditëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.