FITORJA

Rreziku që vjen nga barnat pa recetë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Etiketat e barnave që lehtësojnë dhimbjet duhet të përditësohen për të identifikuar riskun e pacientëve për atak kardiak, ose ishemi. Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimeve (FDA) kërkon të vendoset një kontroll i rreptë mbi etiketat e barnave antiinflamatore pa përbajtje aspirine dhe asteroidesh, pas raportimeve se ato mund të shtojnë rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.

Të njohura si “NSAIDS”, që mund të merren pa recetë mjekësore, këto barna përdoren për të trajtuar dhimbjet që kanë shkaqe të ndryshme, si krampet menstruale, atritri, gripi dhe dhimbjet e kokës. Ato jepen në sasi të vogla pa recetë, por kur dozat shtohen, është e nevojshme receta e mjekut.

Sipas FDA-së, etiketat e këtyre barnave duhet të përditësohen për të identifikuar në to riskun e atakut kardiak, ose ishemisë.

Fundamenti

Sipas tyre, etiketa duhet të përfshijë informacionin: “Rreziku nga ataku i zemrës, ose ishemia mund të ndodhë brenda pesë javëve të para të përdorimit të NSAID. Risku mund të shtohet nga përdorimi i tyre për një ohë të gjatë. Risku rritet më tepër me rritjen e dozës”.

Po ashtu, duhet shtuar se “rreziku nuk limitohet te pacientët me sëmundje zemre, madje këta të fundit janë më të rrezikuar”.

Një nga kompanitë e barnave, “Bayer”, deklaroi për CNN se po punohet për të përfshirë rekomandimet e FDA-së në etiketat e barnave, shkruan Shekulli. Sipas mjekëve, rekomandimet e FDA-së janë të paqarta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.