RCCOLA

Rreziku A

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Qeveria e Kosovës po planifikon ta mbyllë termocentralin Kosova A pa e nisur ndërtimin e Kosovës se Re. Njohësit e energjetikës thonë se mbyllja e këtij termocentrali me 2017 do ta çonte vendin në kolaps energjetik. Kjo për shkak se derisa të ndërtohet termocentrali i ri, atij i duhen se paku edhe 7 vjet për të prodhuar e megavatët e parë.

Termocentralit Kosova e Re, nga momenti i nisjes se ndërtimit, i duhen se paku 7 vjet deri në prodhimin e megavatëve të parë.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës ka themeluar tri grupe punuese për procesin e dekomisionimit të termocentralit Kosova A, që është edhe faza e parë e mbylljes se këtij termocentrali me 2017.

Mobi Casa

Mbyllja e termocentralit “Kosova A” vjen pas obligimeve që Qeveria ka marrë në raport me Traktatin e Komitetit të Energjisë dhe strategjisë së energjisë të miratuar në Kuvend.

Por, njohësit e energjetikës alarmojnë se mbyllja e Kosovës A mund ta çojë vendin në kolaps energjetik.(express)